Dy persona janë arrestuar në Viti pasi gjatë kontrollit policor tek ta është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 13 maj 2026 rreth orës 19:35, në rrugën “Sherif Frangu”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë shqiptarë. Gjatë kontrollit në trup, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5.99 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe një grinder.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Të fundit
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku


