Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të prokurorisë, dy (2) aktakuza janë ngritur kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, dy (2) aktakuza janë ngritur kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkaq, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Ngacmimi”, “Kanosja” dhe “Ndërtimi pa leje”, ndaj tre personave të ndryshëm.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve penale në përputhje me ligjin dhe kompetencat e saj. /Gjilani INFO/


