Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku është raportuar një aksident trafiku me fatalitet, 20 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2027 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.
Sipas raportit policor, janë arrestuar 11 persona, ndërsa 6 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Autoritetet vazhdojnë të bëjnë apel për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë publike./Gjilani INFO/


