Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

June 15, 2026

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026

Moti sot

June 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
  • Moti sot
  • Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“
  • Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”
  • NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

adminBy adminApril 30, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Selajdin Abdullahu

Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri: zgjedhje të reja.

Seancat parlamentare janë shndërruar në një lloj teatri monoton: shumë seanca, pak dialog dhe një fund i parashikueshëm, dështim për kuorum. Deputetët bëjnë rolin e spektatorëve të vetes, ndërsa publiku jashtë sallës sheh një shfaqje që përsëritet aq shpesh sa humb edhe efektin komik. Në fund, mbetet vetëm ironia: një shtet që s’arrin të zgjedhë presidentin, por arrin gjithmonë të zgjedhë momentin për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e shpeshta po trajtohen si terapi universale: nëse s’ka marrëveshje—zgjedhje; nëse ka krizë, zgjedhje; nëse s’ka krizë, gjithsesi zgjedhje, se ne duhet të bëhemi shembull i demokracisë ballkanike dhe evropiane.

Kështu, cikli politik i vendit i ngjan një rrethi vicioz ku fundi është vetëm fillimi i një fushate të re. Partia në pushtet premton stabilitet dhe zhvillim ekonomik me superpuna, që janë të barabarta me superrrena, ndërsa partia në pushtet e ka kthyer dështimin në strategjinë e saj, duke e kërcënuar opozitën me zgjedhje të reja, por në fund prodhon vetëm kalendar elektoral; flasin për përgjegjësi, por praktikojnë shtyrje; kërkojnë konsensus, por investojnë në bllokadë.

Ndërkohë, presidenti, posti që supozohet të mishërojë unitetin, kthehet në një test matematikor që askush s’do ta zgjidhë. Numrat nuk dalin, jo sepse janë të pamundur, por sepse askush s’do të bëjë llogaritjen deri në fund. Politika preferon ekuacionin e hapur: më mirë pa zgjidhje sesa me kompromis.

Duke përdorur teorinë e  Makiavelit se “Qëllimi justifikon mjetin’”, kriza politike po shfrytëzohet më shumë si instrument pushteti sesa si arsye për zgjidhje.  Kostoja? Jo vetëm financiare, megjithëse çdo palë zgjedhje ka çmimin e vet. Kostoja më e madhe është konsumimi i besimit publik.

Kur vota thirret shpesh, por rezultati ngec në vend, qytetari fillon të pyesë: a është ky proces për të zgjidhur problemet, apo për t’i shtyrë ato me afat të ri? Demokracia nuk matet me sa herë votojmë, por me sa herë vendimet tona prodhojnë stabilitet.

Satira e kësaj situate është e hidhur: një vend që e ka votën si instrument kryesor, por e përdor si justifikim për të mos vendosur. Një klasë politike që flet për mandat, por jeton në fushatë të përhershme. Një president që nuk zgjidhet, por që shërben si arsye për gjithçka tjetër që nuk bëhet.

Pozita ka rënë në kurthin që e ka ngritur vet, ndërsa opozita vetëm evidenton dhe konstaton shkeljet kushtetuese të pozitës pa ndërmarrë veprimet konkrete që e bëjnë ndryshimin e situatës.

Ndoshta është koha për një risi të vërtetë, jo zgjedhje të reja, por sjellje të reja./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

By adminJune 15, 2026

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi- Kqikut, të hënën ka mbajtur…

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026

Moti sot

June 10, 2026

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“

June 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

June 15, 2026

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026

Moti sot

June 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.