Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
Opinione

Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?

adminBy adminApril 17, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Selajdin Abdullahu

Në kohë të ndryshme, drejtësia ka veshur petkun e padrejtësisë dhe ka gjykuar jo mbi të vërtetën, por mbi frikën, interesin apo paragjykimin. Historia njerëzore është e mbushur me raste kur ata që qëndruan në anën e lirisë u vunë në bankën e të akuzuarve, ndërsa koha më pas i shpalli të pafajshëm dhe madje i ngriti në piedestal.

Sot, për shumëkënd, ajo ndjenjë rikthehet kur sheh liderët e UÇK-së të mbajtur prej vitesh në Hagë, në një proces që shpesh perceptohet si tepër i gjatë, i padrejtë dhe i mangët në prova.

Që në fillesat e njerëzimit, rrëfimi i Kainit dhe Abelit na mëson se padrejtësia mund të lindë edhe nga xhelozia dhe keqinterpretimi. Abeli, i pafajshmi, bie viktimë jo për shkak të fajit, por për shkak të një intrige të errësuar.

Kjo histori biblike mbetet një metaforë e fuqishme: jo gjithmonë ai që goditet është fajtor, dhe jo gjithmonë ai që gjykon ka të drejtë morale. Në shekuj, figura si Zhana d’Ark u përballën me gjykime që sot duken absurde. Ajo u shpall heretike dhe u dogj në turrën e druve, vetëm që më vonë të njihej si heroinë dhe shenjtore. A nuk është kjo një dëshmi se drejtësia e një epoke mund të jetë padrejtësia e një tjetër?

Se tribunat dhe gjykatat, kur ndikohen nga politika apo frika, mund të prodhojnë vendime që historia i rrëzon pa mëshirë? Edhe në një shoqëri që sot konsiderohet ndër më të zhvilluarat, si ajo amerikane, ndodhi një nga episodet më të errëta të drejtësisë: gjyqet e shtrigave në Masaçusets.

Qindra gra dhe burra u akuzuan për magji, shumë prej tyre u dënuan pa prova reale, të shtyrë nga histeria kolektive dhe dëshira për të gjetur fajtorë aty ku nuk kishte. Sot, ato procese shihen si një njollë në historinë e drejtësisë. Në këtë rast, lind pyetja: a po përsëritet historia? A po shohim një proces që, në vend se të mbështetet mbi fakte të pakundërshtueshme, zgjatet në kohë duke lënë hapësirë për dyshime të mëdha?

Kur një gjykim zvarritet për vite të tëra pa një përfundim të qartë, ai ka humbur besimin e publikut dhe po perceptohet si më shumë ndëshkim sesa drejtësi. Drejtësia e vërtetë nuk duhet të jetë as hakmarrje, as spektakël, as instrument politik. Ajo duhet të jetë në koherencë , e drejtë dhe e mbështetur në prova të forta,e jo në prova të fabrikuara nga dëshmitar pas perdeve.

Nëse këto mungojnë, atëherë çdo akuzë rëndohet nga hija e dyshimit, dhe çdo proces kthehet në një barrë morale për vetë sistemin që e zhvillon.

Kur e analizojmë procesin e Gjykatës së Hagës me të ashtëquajtura “Dhoma të Specializuara” ndaj krerëve të UÇK-ës të krijohet përshtypja e gjykimeve politike në ish-Jugosllavi, ku paraprakisht përmes Lidhjes socialiste të popullit punonjës të drejtuar nga UDB-ja, bënin fushatë për ti dënuar sa më ashpër veprimtarët që ishin kundërshtar të atij sistemi, sikur organizemet dhe” ligjërimet nëpër shkollat e Prishtinës “duke i paraqitur të akuzuarit në Hagë padrejtësisht, se nuk luftuan për popullin e vet. Historia na ka mësuar të jemi të kujdesshëm: ata që sot gjykohen para popullit, janë ata që sot dhe nesër nderohen. Dhe ata që sot gjykojnë, mund të gjykohen nga vetë historia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.