Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas prokurorisë, një person akuzohet për “Blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Një tjetër përballet me akuza për “Dhunë në familje”, “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, dy persona janë akuzuar për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa tre të tjerë për “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Po ashtu, dy raste të ndara përfshijnë nga një person të akuzuar për “Dhunë në familje” dhe një tjetër për “Lëndim të lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe zbatimin e ligjit./Gjilani INFO/


