Dita e fundit e javës së kaluar, përkatësisht e diela është përmbyllur me 48 aksidente trafiku që kanë ndodhur në tërë teritorin e Kosovës, ka njoftuar sot policia, e prej të cilave 19 nga rastet ishin me lëndime dhe 29 tjerat me dëme materiale.
Sipas raportit ditor të policisë së vendit, bëhet e ditur se përgjatë të njëjtës ditë janë shqiptuar 1 mijë e 724 tiketa gjobitëse për kundërvajtje në trafik rrugor si dhe janë arrestuar 39 persona, 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


