Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Pensionimi më i hershëm, arsimi më cilësor!
Opinione

Pensionimi më i hershëm, arsimi më cilësor!

adminBy adminJanuary 30, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Murat Mustafa

Ndryshimi i politikave të pensionimit për mësimdhënësit nuk është më vetëm një ide reformuese, por një domosdoshmëri për të ardhmen e arsimit.

Profesioni i mësuesit kërkon energji të vazhdueshme mendore e fizike, përkushtim emocional dhe aftësi për t’u përshtatur me metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Prandaj, rishikimi i moshës së pensionimit duhet parë si investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e shkollës.

Propozoj, që mosha e pensionimit të jetë 60 vjeç për mësimdhënësit dhe 58 vjeç për mësueset. Po them këtë ide, duke marrë parasysh ngarkesën e madhe profesionale dhe sfidat e përditshme që sjell puna në klasë.

Paralelisht, duhet të mundësohet edhe pensionimi i parakohshëm për ata që, pas shumë vitesh shërbimi, nuk e kanë më të lehtë të përballojnë ritmin e punës.

Një model i drejtë dhe i zbatueshëm do të ishte që mësimdhënësit që zgjedhin pensionimin e parakohshëm të mbështeten financiarisht në mënyrë graduale, por për këtë vendosin kompetentët, të cilët duhet të gjejnë formën më të mirë dhe më të zbatueshme.

Unë mendoj, që gjatë vitit të parë, ose edhe në dy vitet e para, të përfitojnë 75% të pensionit, ndërsa më pas pensioni të paguhet i plotë. Në këtë mënyrë edhe mësimdhënësit e rinjë të paguhen me 75%.  Kjo do të krijonte siguri ekonomike për mësimdhënësit dhe do ta bënte tranzicionin më dinjitoz.

Një reformë e tillë do të sillte përfitime të shumta:
Rritje të cilësisë në arsim, duke hapur vende pune për mësimdhënës të rinj me energji, ide moderne dhe vizion pedagogjik.
Qarkullim natyral të kuadrove, që shmang stagnimin dhe rrit motivimin brenda sistemit.
Zbutje të emigrimit, pasi të rinjtë e kualifikuar do të kenë më shumë mundësi punësimi në vend.
Dinjitet për mësimdhënësit veteranë, të cilët meritojnë të tërhiqen me respekt pas një jete në shërbim të arsimit.

Rekomandim për Ministrin e Arsimit:
Është koha për një reformë të guximshme dhe të menduar mirë që e vendos mësimdhënësin në qendër të politikave arsimore. Krijimi i një grupi pune me ekspertë të arsimit, përfaqësues të sindikatave dhe hartues të politikave arsimore, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Një sistem arsimor i fortë ndërtohet mbi mësimdhënës të motivuar, të respektuar dhe të mbështetur nga shteti.

Pensionimi më i hershëm dhe mundësia e pensionimit të parakohshëm nuk janë thjesht kërkesa sociale, ato janë strategji për një arsim më cilësor dhe për një shoqëri me të ardhme më të sigurt./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.