Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare
Lajme Lokale

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare

adminBy adminJanuary 28, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim Liri Kuçi – hulumtuese e lartë në organizatën Balkan Green Foundation, si dhe Ngadhënjim Halilaj – menaxher i projekteve në këtë organizatë.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm me këtë organizatë, si dhe për mundësitë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi përmes projektit ReRural.
I pari i komunës ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës Balkan Green Foundation, duke theksuar se Komuna është e gatshme t’i bashkojë forcat me organizata të tilla për të qenë pjesë e projekteve që synojnë mirëqenien e qytetarëve.
“Ju falënderoj për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në projektet e përbashkëta që kemi pasur. Jam i gatshëm ta konsolidojmë këtë bashkëpunim, tashmë edhe përmes projektit të ri ReRural, i cili ka për qëllim energjinë e ripërtëritshme. Ne si komunë kemi pasur disa projekte të vogla në këtë drejtim, mirëpo shpeshherë rrethana të ndryshme kanë penguar vazhdimin e tyre. Megjithatë, me këtë projekt dhe me një organizatë si Balkan Green Foundation, besojmë se kemi gjetur projektin e duhur për Kamenicën”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Hulumtuesja Liri Kuçi, duke falënderuar kryetarin Rahimaj për bashkëpunimin e deritanishëm, theksoi rëndësinë e këtij projekti për Kamenicën, duke e parë atë si një komunë shembull për komunat e tjera.
“Projekti ReRural, i financuar nga programi EUKI, synon të rrisë ndërgjegjësimin për varfërinë energjetike në zonat rurale të Evropës Juglindore, duke propozuar si zgjidhje tranzicionin energjetik dhe komunitetet energjetike. Duke marrë parasysh se Komuna e Kamenicës ka orientim të qartë drejt energjisë së ripërtëritshme, kemi vlerësuar se ky projekt mund të sjellë rezultate shumë të mira dhe ta shndërrojë Kamenicën në një komunë shembull për të tjerat”, ka thënë ajo, duke përmendur edhe rezultatet e pritshme të projektit.
“Ndër rezultatet kryesore të projektit janë: përkufizimi dhe rritja e kuptueshmërisë për varfërinë energjetike dhe mënyrat e trajtimit të saj përmes tranzicionit energjetik; krijimi me sukses i komuniteteve energjetike në secilin vend zbatues të projektit; rritja e kapaciteteve për planifikimin dhe zhvillimin e komuniteteve energjetike në zonat rurale; si dhe rritja e njohurive dhe kapaciteteve të të rinjve dhe të rejave mbi varfërinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe komunitetet energjetike”, është shprehur ajo.
Në fund të këtij takimi, kryetari Rahimaj ka nënshkruar një letër angazhimi, përmes së cilës Komuna e Kamenicës angazhohet për nxitjen dhe zhvillimin e energjisë komunitare në territorin e saj, si mjet për mbrojtjen e konsumatorëve nga varfëria energjetike dhe përshpejtimin e tranzicionit të drejtë energjetik lokal, të bazuar në burime të ripërtëritshme.
Në këtë kuadër, Komuna e Kamenicës i bashkohet projektit ReRural (i financuar nga EUKI përmes Ministrisë Gjermane për Ekonomi dhe Veprim Klimatik), në partneritet me Balkan Green Foundation, si angazhim institucional për vlerësimin e kapaciteteve komunale dhe krijimin e kushteve konkrete për themelimin dhe mbështetjen e komuniteteve energjetike./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.