Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Ata që blejnë vota shesin interesa
Opinione

Ata që blejnë vota shesin interesa

adminBy adminJanuary 23, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkroi: Ismajl Kurteshi
Të gjithë u gëzuam se zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kaluan pa probleme, në pamje të parë gjithçka dukej në rregull dhe pastaj doli në shesh e vërteta e hidhur. Përjashto gabimet njerëzore, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve që u “kualifikuan” për deputetë, nuk u kualifikuan me votat që reflektojnë besimin e qytetarëve, por me vota të manipuluara.
Është e pabesueshme që numri i votave të rritet rastësisht, aq shumë si që ju ndodhi disa kandidatëve.
Ata që shpenzojnë para për blerjen e votave, këtë e bëjnë për interesat e tyre personale e assesi për interesa të vendit. Këtë keqpërdorim e bëjnë përmes komisionerëve që e keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare. E për pasojë në kuvendet tona futen edhe “përfaqësues” jo kompetent e të pandershëm.
Kështu, në Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet komunale, ku duhet t’i kemi njerëzit më të besueshëm, më të aftë e me integritet, të tillë po kemi përherë më pak, vendin e tyre po e zënë mashtruesit, që në fokus i kanë interesat e tyre personale, e jo interesat e qytetarëve. Mundësia e manipulimit është rrit edhe me të drejtën që një votues të i votoj 10 kandidat.
Vjedhje të votave në Kosovë ka pas edhe më herët, kështu në vitin 2010, tre ambasadorë të vendeve të Kuintit, pas vizitës në Skenderaj, ku në votim “kishin marrë pjesë 130% e votuesve”, deklaruan se atje kishte pas vjedhje industriale të votave. Edhe pas këtij deklarimi nuk u ndërmorën masat që do të duhej të ndërmerreshin.
Për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të komisionerëve në koordinim me kandidatët, shpesh thuhet se deputetët dhe këshilltarët komunal shpeshherë nuk zgjidhen ata që i marrin votat e qytetarëve por ata që bëjnë pazare me komisionerët.
Ju takon partive që këtë problemi serioz që po përsëritet t’i zgjidhin, mirëpo partitë jo vetëm që nuk merren seriozisht me përzgjedhjen e kujdesshme të komisionerve e vëzhguesve, që janë shkaktarët e drejtpërdrejt të këtij devijimi, ato përherë e më pak po merren seriozisht edhe me përzgjedhjen e mirëfilltë të kandidatëve për deputetë e këshilltarë komunal. Madje këtë përzgjedhje në emër të partive po e bënë një rreth i ngushtë i udhëheqësve të partive në të dy nivelet, pa i respektuar procedurat që vet i kanë hartuar e miratuar, sikur kjo të ishte çështje private e tyre.
Kriteri më i rëndësishëm për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, përherë e më shumë po bëhet numri i votave që i sigurojnë kandidatët, jo aftësitë e tyre, jo vlerat njerëzore, jo pikëpamjet e tyre politike. Gjithnjë e më pak është e rëndësishme cili do të jetë kontributi i deputetit në Kuvend, cila është e kaluara e tij, sa është ai/ajo e interesuar me i shty proceset përpara, cili është integriteti i tij personal, çka e ka motivuar atë të garoj për deputetë e kështu me radhë?
Në këtë situatë, qytetarët, që janë të interesuara, për t’ua pamundësuar hyrjen në kuvende mashtruesve, që blejnë vota, duhet të bëjnë presion mbi partitë, që të fillojnë menjëherë me reformë të mirëfilltë zgjedhore.
Në kuadër të reformave duhet që:
1. Kosova të ndahet s’paku në shtatë zona zgjedhore;
2. Sistemi zgjedhor për Kuvendin e Kosovës të jetë i ngjashëm me atë të zgjedhjeve lokale, me bartësin e listës që bëhet deputet me automatizëm, (nëse partia e tij e kalon pragun) kurse votuesi të ketë të drejt ta voton vetëm një kandidat.
3. Të hartohen kritere dhe procedura për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë;
4. Baza t’i zgjedh në formë demokratike (me vota të fshehta) ¾ e kandidatëve;
5. Votimi dhe numërimi të bëhet me mjetet më të sofistikuara teknike, nëse votat numërohen, kështu si po numërohen, të numërohen dy here, njëherë në qendrat komunale, njëherë në nivelin qendror;
6. Kandidati që ka mbi 1% të votave të tij të falsifikuara, të eliminohet nga gara.
7. Për përzgjedhjen e komisionerëve dhe vëzhguesëve të përcaktohen kritere që garantojnë integritet dhe seriozitet në punë;
8. Komisionerët dhe vëzhguesit, që kanë bërë çfarëdo keqpërdorimi, të dënohet sipas ligjit dhe t’u merret e drejta për të qenë komisionerë në të ardhmen.
Kështu do t’ju pamundësohet mashtruesve e të paditurve të hynë në institucionin më të lartë të vendit, ndërsa Kuvendit të Kosovës dhe kuvendeve komunale do t’ju kthehet besimi që duhet ta kenë./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.