Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se të hënën e kësaj jave kanë ndodhur 55 aksidente trafiku në tërë teritorin e Kosovës, prej tyre: 18 me lëndime dhe 37 me dëme materiale.
Njoftohet poashtu se në të njëjtën ditë janë shqiptuar 2 mijë e 172 gjoba për kundërvajtësit në trafik, janë arresuar 22 persona si dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


