Janë shqiptuar 2 mijë e 314 gjobitje në trafikun rrugor ndaj drejtuesëve të automjeteve që kanë shkelur mbi rregullat në komunikacion të premtën e kësaj jave.
Brenda kësaj dite janë regjistruar 48 aksidente trafiku, ku prej tyre, 2 ishin me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 31 aksidentet tjera me dëme materiale.
Ndërkaq, u arrestuan 14 persona dhe 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


