Me rastin e ditës së veteranit sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh. Në emër të komunës së Vitisë, këtyre homazheve ju ka prirë zv.kryetari i komunës,
Hasan Aliu me bashkëpunëtorë. Kurse homazhe dhe nderime kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Viti si dhe qytetarë të shumtë.
Përndryshe sot në ora 13:00 në fshatin Gjylekar, pritet të bëhet edhe inaugurimi i shkronjave të arta të UÇK-së./Gjilani INFO/








