“Arbnorja, gruaja më e votuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike, për dy palë zgjedhje radhazi, do të udhëheq legjislativin komunal”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ai tha se përvoja e saj (Arbnore Beqiraj) profesionale dhe angazhimi i saj politik, e bëjnë Arbnoren njeriun më të denjë për këtë pozitë të rëndësishme e angazhim të ri.
“Me këtë rol të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit institucional në Kamenicë. Urime Arbnore, na presin punë e projekte të mëdha për Kamenicën”, ka thënë kryetari Rahimaj. /Gjilani INFO/


