Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë
periudhës kohore 19.12.2025 – 25.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri
në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë (1397) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
-Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
-Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e shtatë (27) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të
gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin,
vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe
semaforët.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe
ruajtjen e jetës!/Gjilani INFO/


