Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan
Së bashku me Ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çeku, Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputet, u takuam me komunitetin e artit në Gjilan.
Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin kulturor të qytetit: Kult Qendra, si një investim i jashtëzakonshëm dhe i munguar prej vitesh në Gjilan; rritja e pagave për komunitetin e artit; Galeria e Qytetit; si dhe Ansambli i Qytetit, për të cilin tashmë është hartuar statusi dhe po pritet miratimi i tij.
Po ashtu, u theksua edhe renovimi i Teatrit, një projekt madhor me mbi 1 milion euro investim, që do t’i japë Gjilanit një hapësirë dinjitoze për art, kulturë dhe krijimtari.
Angazhimi për kulturën është angazhim për identitetin, dinjitetin dhe të ardhmen e qytetit tonë.
116 – Begati e Siguri


