Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dhimbja dhe poezia
Kulturë

Dhimbja dhe poezia

adminBy adminDecember 22, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkelzen Halimi

Vëllimi poetik “Lum Lumi” i Ali Podrimjes me të drejtë konsiderohet si një nga veprat më të mira të letërsisë shqiptare, ndërkaq burimi i poezive të përfshira në këtë vëllim është te dhimbja e pafund e babait (Ali Podrimjes) dhe humbja e të birit të tij (Lumit).

Dhimbja, siç është dëshmuar, ka një aftësi biblike për ta tronditur njeriun shpirtërisht, dhimbje kjo që ndjehet deri në palcë. Dhe për të gjetur një strehë, përkatësisht një lloj shpëtimi, poeti mbështet te fjala, si një akt rezistenca për të mos u nënshtruar nga dhimbja. Dhe lind poezia, jo si rrëfim i vuajtjes, por si një mjet për t’i dhënë asaj kuptim.

Dhimbja e Ali Podrimjes është dhimbje e mbarë njerëzimit. Vargu i tij në veprën “Lum Lumi” nuk e shëron dhimbjen, por e bën që të jetë e përballueshme, duke marrë formë, por edhe zë që dëgjohet përbrenda secilit që e ndjen atë. Prandaj, dhimbja (poezia ushqehet edhe nga gëzimi e dashuria), megjithatë mbetet një burim i sinqertë i frymëzimit poetik.

Këtë dhimbje nuk e ndjen inteligjenca artificiale, e cila, fatkeqësisht gjithnjë e më shumë i bën bashkë “poetët” dhe “poetet” nëpër ahengje me meny të bollshme, duke manifestuar një injorancë e snobizëm të skajshëm, sepse në ahengjet e tyre mund të ketë gjithçka, por jo dhimbje e poezi. Kur ahengjet “poetike” bëhen pasqyrë e shëmtisë, duke abuzuar në emër të poezisë, atëherë del në sipërfaqe metafora e mjerimit.

Ali Podrimja, një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare, thjeshtë na mësoi se si kapërcehet dhimbja përmes artit. Gjithsecili nuk mund të shkruajë poezi, sidomos jo edhe ata që shtiren si artistë nëpër ahengje ku dhimbjen shpirtërore thjeshtë e zhbën kënaqësia dhe hipokrizia./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.