Janë arrestuar dy persona në Zhegër të Gjilanit nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, derisa po u shqiptohej një kundërvajtje në trafik, kanë njoftuar autoritetet policore.
Bëhet e ditur se zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


