Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten e kësaj jave ka ndaluar tre (3) persona të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, veprën penale, ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit ‘’, nga neni 301, dhe veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkaq, ndaj tyre ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit.
Nga ana tjetër, po këtë ditë ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem:
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e sherbimeve ”.
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”./Gjilani INFO/


