Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, për 24 oët e fundit, bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe janë evidencuar 50 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 100 gjobitje.
Autoritetet policore të vendit tone, njoftojnë se nga aksidentet në trafik, 1 aksident të ketë qenë me fatalitet, 18 me lëndime si dhe 31 rastet tjera me dëme materiale.
Për të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë arrestuar 18 persona, pastaj 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje e 3 persona në vuajtje të dënimeve./Gjilani INFO/


