Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e vendit janë regjistruar 31 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 855 gjobitje për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik.
Prej aksidenteve të përmendura, në 9 raste kishte lëndime, kurse në 22 prej tyre dëme materiale.
Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 5 persona dhe 3 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


