Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit
Lajme Lokale

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

adminBy adminNovember 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani, është nderuar me Çmimin e Partneritetit (Best Partnership Award) nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 23 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora.

Çmimi Universitetit Publik “Kadri Zeka”, iu dha për bashkëpunimin e suksesshëm dhe veçanërisht, për organizimin e konferencës ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë bashkëkohore”, mbajtur më 2 dhe 3 qershor të këtij viti.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u zhvillua gjatë Konferencës Vjetore Ndërkombëtare e Ndërdisiplinore, e cila u mbajt  në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe gjithëshqiptar në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Ky vlerësim për ne ka rëndësi të posaçme, sepse përfaqëson jo vetëm kontributin tonë në organizimin e konferencës së kaluar, por edhe angazhimin e UKZ-së në rrugën e inovacionit, kërkimit shkencor dhe integrimit të teknologjisë moderne në shërbim të zhvillimit shoqëror. Vetëm përmes shkëmbimit të përvojave, projekteve të përbashkëta dhe mobilitetit akademik, universitetet tona mund të rrisin ndikimin e tyre në zhvillimet e kohës dhe të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përparimin shoqëror”, ka thënë Rektori Dërmaku në falën e tij.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku u shpreh gjithashtu se Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të investojë në kërkim shkencor, në teknologji, në inteligjencën artificiale dhe në forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare në gjithë hapësirën shqiptare, sepse UKZ besonë fuqishëm se një ekosistem i bashkuar shkencor do të kontribuojë në zhvillime të qëndrueshme dhe në ngritjen e kapaciteteve akademike e profesionale të brezave të rinj.

Ndryshe, ky edicion jubilar i konferencës në organizim të përbashkët mes UKZ-së dhe UNISHK, rikthehet në Shkodër pas një tradite 20-vjeçare bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke mbledhur studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionalë nga 26 vende të botës dhe duke krijuar një atmosferë të gjallë shkencore dhe bashkëpunuese./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.