Bazuar në statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit nga Policia e vendit, thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.
Bëhet e ditur se 1 aksident ishte me fatalitet, 20 me dëme materiale si dhe 31 nga rastet tjera me dëme materiale.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 332 gjobitje për ngasësit e automjeteve për shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave në trafik rrugor.
Ndërkaq janë arrestuar 16 persona dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


