Nga statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, bëhet me dije se janë regjishtruar 52 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 412 gjoba në trafik.
Sipas këtyre statistikave, thuhet se prej 52 aksidenteve, sa edhe kanë ndodhur, 18 nga rastet janë me të lënduar dhe 34 tjerat me dëme materiale.
Ndërkaq, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


