Të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, që janë publikuar sot përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije 59 raste aksidentesh në trafik.
Njoftohet se nga numri i përgjithshëm i aksidente, 20 prej tyre janë me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Policia brenda të njëjtës ditë ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 319 gjoba trafiku.
Ndërkaq në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 16 i ka dërguar në mbajtje, 1 në vuajtje të dënimit dhe një person ka ndaluar./GJILANI INFO/