Njësitë policore në Gjilan, gjatë bastisjes së shtëpisë së një personi të dyshuar, kanë gjetur dhe sekuestruar 0.81 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana, bëri me dije sot Policia.
Sipas Policisë, thuhet se personi i dyshuar gjatë bastisjes ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/