Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Shpalosëm programin qeverisës, i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm
Së bashku me Shpend Nuhiun, kandidatin tonë për Asamble, u takuam me familjare dhe mike të shumta, me të cilat biseduam për zhvillimin e qytetit dhe rolin e rëndësishëm të grave në këtë proces.
Gjatë takimit, shpalosëm programin tonë qeverisës dhe i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm.
Për herë të parë pas luftës, gjatë qeverisjes sonë, shërbimi i mamografisë po ofrohet falas — një arritje e rëndësishme që tregon përkushtimin tonë për kujdesin ndaj grave dhe për barazinë në qasjen ndaj shërbimeve publike.
Në takim mori pjesë edhe deputetja Arijeta Rexhepi.










