Në vendin tonë kanë ndodhur 64 aksidente në 24 orët e fundit, ku në 16 prej rasteve kishte të lënduar dhe 48 aksidentet tjera kanë qenë me dëme material, ka njoftuar sot policia.
Policia ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar mbi 2 mijë 560 gjoba trafiku.
Ndërkaq, thuhet se në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 25 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/