Në fshatin Novosellë të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku me çrast ka humbur jetën një person, kanë njoftuar sot autoritetet zyrtare policore.
Sipas policisë thuhet se është arrestuar personi i dyshuar.
“I njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit”, thuhet për rastin.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi -i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/