Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bilanci javor i policisë: mbi 2 mijë gjoba dhe 16 aksidente me të lënduar

April 24, 2026

Gjilan: 1 mijë e 828 gjoba trafiku brenda një jave

April 24, 2026

UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit

April 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bilanci javor i policisë: mbi 2 mijë gjoba dhe 16 aksidente me të lënduar
  • Gjilan: 1 mijë e 828 gjoba trafiku brenda një jave
  • UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit
  • Në Viti u shënua Dita Botërore e Librit me shpërndarje librash për shkollat fillore
  • Isufi: Komuna e Gjilanit, konsiderohet një zonë me potencial të mirë për prodhimin e grurit
  • UP “Kadri Zeka” pjesë e vizitës studimore në Vjenë e organizuar nga SHER
  • Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»U mbajt takimi për fuqizimin e grave dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore në Viti
Lajme Lokale

U mbajt takimi për fuqizimin e grave dhe qeverisjen lokale me ndjeshmëri gjinore në Viti

adminBy adminSeptember 24, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Vitisë mirëpriti sot një delegacion nga Shqipëria, në kuadër të vizitës së shkëmbimit që po zhvillohet në Kosovë, me synim ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira për barazinë gjinore në nivel lokal.

Delegacioni përfshinte përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si dhe nga disa bashki të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Roskovecin, Lushnjen, Lezhën, Maliqin, Kamzën, Divjakën, Dibrën dhe Malësinë e Madhe. Gjithashtu, në takim morën pjesë ekipet e projekteve të UN Women nga Shqipëria dhe Kosova.

Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e njohurive dhe aftësive të zyrtarëve lokalë në zbatimin dhe monitorimin e planeve për barazi gjinore, si dhe në promovimin e mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare dhe llogaridhënies.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si nikoqir i këtij takimi mbajti një fjalë rasti ku theksoi përkushtimin e komunës për të fuqizuar gratë dhe vajzat, si dhe për të ndërtuar politika gjithëpërfshirëse që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Barazia gjinore nuk është vetëm një çështje sociale apo politike, por një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tonë. Ne kemi punuar vazhdimisht për të rritur përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, duke u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë ndikim real,” u shpreh Haliti.

Gjatë takimit, delegacioni nga Shqipëria parashtruan pyetje për ekzekutivin e Komunës së Vitisë, ku u shkëmbyen mendime dhe u prezantuan përvojat konkrete të dy vendeve në zbatimin e planeve lokale për barazi gjinore. Ky dialog u vlerësua si një mënyrë praktike për të nxitur bashkëpunimin dhe për të mësuar nga praktikat e suksesshme.

Komuna e Vitisë, e cila tashmë ka miratuar Planin e saj Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, u prezantua si shembull i përkushtimit institucional për ndërtimin e një komune më gjithëpërfshirëse. Ky proces po mbështetet nga projekti Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga UN Women.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave mes institucioneve dhe për forcimin e partneriteteve në fushën e qeverisjes vendore me ndjeshmëri gjinore. Në shenjë mirënjohjeje, delegacioni nga Shqipëria i dhuroi një dhuratë simbolike kryetarit Haliti./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit

April 24, 2026

Isufi: Komuna e Gjilanit, konsiderohet një zonë me potencial të mirë për prodhimin e grurit

April 23, 2026

UP “Kadri Zeka” pjesë e vizitës studimore në Vjenë e organizuar nga SHER

April 23, 2026
Mos humbni
Kronikë

Bilanci javor i policisë: mbi 2 mijë gjoba dhe 16 aksidente me të lënduar

By adminApril 24, 2026

Sipas të dhënave zyrtare policore, gjatë kësaj periudhe raportuese janë regjistruar këto statistika, me…

Gjilan: 1 mijë e 828 gjoba trafiku brenda një jave

April 24, 2026

UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit

April 24, 2026

Në Viti u shënua Dita Botërore e Librit me shpërndarje librash për shkollat fillore

April 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bilanci javor i policisë: mbi 2 mijë gjoba dhe 16 aksidente me të lënduar

April 24, 2026

Gjilan: 1 mijë e 828 gjoba trafiku brenda një jave

April 24, 2026

UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit

April 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.