Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2233 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
Ndërkaq, janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme material, kurse 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Nga ana tjetër, njoftohet se policia e vendit ka arrestuar 16 persona, 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


