Klubi FC Drita ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Iljasa Zulfiu, bazuar në një marrëveshje te dyanshme, për të I dhënë dritën jeshile këtij futbollisti për lëvizje kah KF Dukagjini.
Njoftimi për këtë që u tha ka ardhur nga Klubi bardhë e kaltër.
Siç dihet, futbollisti Zulfiu, një vit më parë iu kishte bashkur ekipit të Dritës nga ekipi i Zhenis Astana.
“Tani ai po largohet nga ne si kampion. Faleminderit për kontributin Iljasa dhe paq fat”, thuhet në njoftimin e FC Drita. /GJILANI INFO/


