Fisnik Asllani ka treguar formë të në nivelin e elitës së futbollit gjerman.
Hoffenheim si mysafire e ka befasuar Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së parë.
Reprezentuesi i Kosovës, Asllani, ka shënuar në minutën e 25-të për Hoffenheimin në Leverkusen.
Nga afërsia e me mjeshtri e la të shtangur portierin vendas.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6-të me golin e futbollistit Quansah.
Asllani ishte protagonist i barazimit (1:1).
Goli i parë në Bundesliga dhe kundër Bayerit.
Në minutën e 52-të, Asllani përsëri protagonist, kësaj radhe ka asistuar për golin e dytë, ndërsa Lemperle shënoi për 1:2.
Hoffenheim renditet në vend të gjashtë me 3 pikë e Bayer në të 13-tin me 0 pikë.


