Sport Club Gjilani bën të ditur se, me mirëkuptim të ndërsjellë, është mbyllur marrëveshja e nënshkruar në fillim të këtij viti me futbollistin Endri Reçi.
Reçi, i cili u bashkua me kuqebardhët në muajin janar pas transferimit nga Teuta e Durrësit, tregoi profesionalizëm dhe përkushtim gjatë kohës që ishte pjesë e klubit.
Sport Club Gjilani e falënderon Endrin për përkushtimin dhe energjinë e dhënë në fushë, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive, ka njoftuar Zyra për shtyp e ketij klubi./GJILANI INFO/


