Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
Diasporë

Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez

adminBy adminApril 15, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një kohë kur numri i futbollistëve shqiptarë në ligat evropiane është në rritje, figura të tjera si trajnerët dhe gjyqtarët janë ende të rralla. Një ndër përjashtimet është Granit Maqedonci, 36-vjeçari me origjinë nga Prishtina, i cili po lë gjurmë të rëndësishme në elitën e futbollit suedez, shkruan KOHA, transmeton albinfo.ch.

Maqedonci ka drejtuar tashmë 112 ndeshje në Allsvenskan, ligën më të lartë suedeze, duke u bërë një prej emrave më të njohur në arbitrazhin e vendit nordik. Ndeshjen e tij të 112-të e kishte të dielën, kur ndau drejtësinë në takimin Sirius – Brommapojkarna, në xhiron e tretë të kampionatit.

Ai mban stemën e FIFA-s dhe ka ambicie të qarta për të gjykuar në fazat e grupeve të garave evropiane. “Kam nisur të referoj në moshën 15-vjeçare për të fituar pak të ardhura shtesë. Kam luajtur futboll deri në moshën 25-vjeçare, kur vendosa të fokusohem vetëm në referim,” ka rrëfyer.

Në karrierën e tij, Maqedonci ka ndarë drejtësinë edhe në 78 ndeshje të Superettan-it (liga e dytë suedeze), si dhe në 11 takime ndërkombëtare. Këto përfshijnë ndeshje kualifikuese për Evropianin U19, UEFA Youth League dhe fazat preliminare të Ligës së Konferencës, transmeton albinfo.ch.

Ndër ambiciet e tij është edhe një ndeshje në vendlindje. “Do të dëshiroja të gjykoja edhe një ndeshje në Kosovë, nëse do të kishte mundësi. Kam qenë në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës, por duket e vështirë për t’u aranzhuar.”

Pavarësisht origjinës së tij, shumë nuk e dinë që ai është nga Kosova për shkak të mbiemrit. “Shumë mendojnë se jam nga Maqedonia. Por unë jam krenar që jam shqiptari i parë nga Kosova që referon në Allsvenskan. Janë hapur dyert edhe për të tjerët – tashmë në Superettan janë disa gjyqtarë nga Kosova,” tregon Maqedonci.

Një javë më parë, ai ishte në qendër të vëmendjes pasi gjykoi një ndeshje dramatike mes AIK-ut dhe Norrkoping-ut, që u ndërpre për rreth 25 minuta pas një incidenti të rëndë, ku një nga asistentët e tij u godit nga tifozët me një mjet të fortë.

“Ishte hera e parë që ndërpreva një ndeshje. Bëmë gjithçka sipas protokollit, për të siguruar që asistenti im të mund të vazhdonte në kushte të sigurta. Ishte një ngjarje që mori shumë vëmendje në Suedi,” tha ai, duke shtuar se tashmë janë vendosur procedura të reja sigurie për raste të tilla.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe synime të qarta, Granit Maqedonci po vazhdon të ngjitet lart në hierarkinë e gjyqtarëve evropianë, duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin shqiptar në një fushë ku zërat tanë janë ende të rrallë, shkruan KOHA, transmeton albinfo.ch.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.