Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026

Incident në qendrën e ndalimit në Kamenicë – i arrestuari demolon objektin nga brenda

July 5, 2026

Kapet me pistoletë, 50 fishekë dhe një xhaketë të Policisë së Kosovës – arrestohet i dyshuari në Kamenicë

July 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?
  • Incident në qendrën e ndalimit në Kamenicë – i arrestuari demolon objektin nga brenda
  • Kapet me pistoletë, 50 fishekë dhe një xhaketë të Policisë së Kosovës – arrestohet i dyshuari në Kamenicë
  • Incident në Kamenicë: I dyshuari godet policin gjatë transferimit për në Psikiatri
  • Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror
  • Kombajnat në ara, fermerët presin një nga sezonet më të mira të grurit në Kosovë
  • Njerëzit me maska
  • Mësimdhënësit e sistemit paralel – nga sakrifica historike në neglizhencë institucionale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Një popull që mëson nga historia e tij!
Opinione

Një popull që mëson nga historia e tij!

adminBy adminFebruary 10, 2025Updated:February 10, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
 Arsim Kastrati

Vendet e pazhvilluara e popujt e varfër, gjithmonë kanë shumë probleme e vështirësi. Dhe si rregull, standardi i ulët i jetesës, është një nga problemet kryesore të njerëzve të këtyre vendeve.

Në këtë Botë të papërkryer ku, “t’mirat vijnë fije, fije e t’kqijat lomsha, lomsha” përveç halleve ekonomike, popujt shpesh dhe në të njëjtën kohë kërcënohen edhe nga agresioni i popujve të tjerë.

Zakonisht agresorët i shfrytëzojnë problemet ekonomike të vendit që ia mësyjnë, si dikur Slobodan Milosheviqi i Serbisë për popullin Shqiptar të Kosovës: “Do t’u mëshoj barkut” thoshte ai, për ta relativizuar dhe ironizuar dhunën fizike që e ushtronte aparati shtetëror i tij dhe për ta thënë shkurt, taktikën për gjunjëzimin e Kosovarëve.

Kështu, problemet e mirëqenies ekonomike personale dhe familjare e qesin në plan të dytë problemin e integritetit politikoterritorial dhe të sovranitetit nacional të një populli.

Kështu, para, gjatë dhe pas luftës së dytë botërore, populli skajshmërisht i varfër shqiptar u mashtrua nga premtimet e rrejshme të komunistëve rus e serb, për begati ekonomike, barazi sociale dhe vëllazërim bashkimin e popujve dhe i hodhi pas krahëve problemet e pazgjidhura kombëtare.

S’do gjykim të rëndë, varfëria e madhe dhe emancipimi i ulët i quan shqiptarët në derë të hasmit por, pasojat hedhjes pas krahëve, vendosjes në plan të dytë apo të tretë, të çështjeve të pazgjidhura kombëtare ishin të rënda: diktatura komuniste gjysmë shekullore në Shqipërinë londineze dhe vazhdimi i robërisë sllavojugore të gjysmës tjetër të popullit shqiptar.

Pra, gjithmonë kur një popull e ka të pazgjidhur çështjen e sovranitetit politik dhe territorial dhe në të njëjtën kohë ka edhe vështirësi të theksuara ekonomike, ekziston rreziku real që ai të përfshihet në antagonizma dhe konflikte të brendshme politikosociale të cilat i marrin shumë energji dhe ia heqin vëmendjen nga problemet e pazgjidhura kombëtare dhe shtetërore.

Lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme, ekonomike e politike, të brendshme e të jashtme, një populli ia mundëson pasja e një elite politike që nuk gënjen (shumë) për vota e pushtet, që nuk e keqpërdorë pushtetin e besuar me votën e lirë të popullit dhe që ka dije e përvojë në politikën ndërkombëtare. Një elitë politike e përgjegjshme, që e ruan dhe zhvillon shkallën e nevojshme të unitetit të brendshëm politik dhe që i ruan dhe avancon raportet me shtetet e fuqishme botërore, dashamirëse e ndihmëtare ndaj sovranitetit politik dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit të tyre.

Nuk është shenjë e mirë kur një popull merret vetëm me çështjen e zhvillimit ekonomik, kur i shteron energjitë e veta në polemika e kundërshtime pa fund, duke parë vjedhje edhe te rezultatet e mospunës së vet dhe duke i neglizhuar problemet dhe konfliktet me faktor të jashtëm që ia kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin politik e territorial!

Një popull, çdo popull, do të bënte mirë të kujtohej më gjatë, se kujt ia beson pushtetin me votat e tij! /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026

Mësimdhënësit e sistemit paralel – nga sakrifica historike në neglizhencë institucionale

July 4, 2026

E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

July 2, 2026
Mos humbni
Opinione

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

By adminJuly 5, 2026

Shkruan: Heset Zymberi Kjo është një pyetje që secili prej nesh duhet t’ia bëjë…

Incident në qendrën e ndalimit në Kamenicë – i arrestuari demolon objektin nga brenda

July 5, 2026

Kapet me pistoletë, 50 fishekë dhe një xhaketë të Policisë së Kosovës – arrestohet i dyshuari në Kamenicë

July 5, 2026

Incident në Kamenicë: I dyshuari godet policin gjatë transferimit për në Psikiatri

July 5, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026

Incident në qendrën e ndalimit në Kamenicë – i arrestuari demolon objektin nga brenda

July 5, 2026

Kapet me pistoletë, 50 fishekë dhe një xhaketë të Policisë së Kosovës – arrestohet i dyshuari në Kamenicë

July 5, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.