Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit

July 6, 2026

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
  • Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981
  • “Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij
  • Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kamenicës edhe me grupet e interesit
  • Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
  • Policia: 45 aksidente dhe 2 001 gjoba trafiku për 24 orët e fundit në Kosovë
  • Kanë filluar punimet në rrugën e Kufcës
  • A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Shfaqja “Krejona” trajton lirinë e shprehjes së shqiptarëve nën kushte okupimi
Kulturë

Shfaqja “Krejona” trajton lirinë e shprehjes së shqiptarëve nën kushte okupimi

adminBy adminJanuary 28, 2025Updated:January 28, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mungesë të lirisë së shprehjes, shqiptarët në Kosovë, që me dekada të tëra ishin nën pushtimin ish-jugosllav kanë gjetur forma e mënyra për të përcjellë mesazhe, qëndrime, identitetin e vet e për t’iu kundërvënë ish-sistemit.

Një mesazh të tillë e ka edhe titulli i shfaqjes “Krejona” (K(osova) R(epublikë) e jona), emër që paraqet vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të pasur Republikën e tyre, vullnet që u shpërfaq në fillimvitet e 80-ta.

Pikërisht në këtë temë, në mbrëmjen e parafundit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2025” është dhënë Shfaqja “Krejona” që është prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu” nga Prizreni. Regjisor i kësaj shfaqje është Kaltërim Balaj, i cili është edhe autor i tekstit, kurse në shfaqje luajtën aktorët Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina, Alban Çela, derisa instrumentist në piano dhe kontrabas ishte Lulzim Lushtaku.

Është kjo një shfaqje kamertale, që trajton lirinë e shprehjes, me theks të veçantë, lirinë e shprehjes në kohë shtypje e okupimi nëpër të cilën kaluan shqiptarët. Ata shpesh lirinë e shprehjes e manifestonin nëpërmjet emrave të fëmijëve të tyre. Në këtë shfaqje edhe publiku u bë pjesë e saj, duke u ulur në skenën ku luanin aktorët, të cilët duke qenë afër me publikun me interpretimin e tyre kanë krijuar një lidhje të fuqishme.

Shfaqja trajton një periudhë të vështirë të popullit shqiptar në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, të cilëve u ishte cunguar shumëçka në jetën e përditshme, bile edhe shprehja e lirë, andaj të gjetur në një situatë të tillë, ata mundoheshin që duke u vënë emra fëmijëve të tyre të japin mesazhe siç është edhe emri i titullit të kësaj shfaqje Krejona.

Sistemi politik i atëhershëm nis të ndalojë regjistrimin e këtyre emrave, shpesh edhe duke përbuzur dhe bullizuar fëmijët që kanë emra të tillë. Nëpërmjet kësaj shfaqje, regjisori mëton të vë në pah të dhënën se sa e rëndësishme është liria e shprehjes dhe shpesh nëpërmjet emrave më të cilët pagëzoheshin fëmijët mund të kuptojmë moshën, kohën e lindjes dhe në çfarë periudhe historikë është i lindur fëmija, ngase në periudha të ndryshme historike fjalët shqipe janë jetësuar me emra dhe porosi të ndryshme.

Shfaqja është pëlqyer nga publiku, që edhe vet e kishin përjetuar peshën e ish-regjimit, andaj për paraqitjen skenike dhe qasjen regjisoriale, ata u kanë duartrokitur gjatë Trupës Teatrore “Bekim Fehmiu” nga Prizreni.

Në mbrëmjen e radhës, që është e fundit në kuadër të “Talia e Flakës 2025” do të jepet shfaqja “Jam unë ajo” +18, me tekst të Valmira Thaqit dhe Dituri Neziraj, regjinë e të cilës e ka bërë Erson Zymberi. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit

By adminJuly 6, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor…

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kamenicës edhe me grupet e interesit

July 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit

July 6, 2026

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.