Bëhet e ditur se janë hapur dyert e shkollës shqipe “ILIRIA” në Walthamstow, Londër, transmeton albinfo.ch.
Shefi i misionit, Vlorat Gashi mori pjesë në hapjen e shkollës “ILIRIA”
Gjatë këtij eventi, Gashi mbajti një fjalim të shkurtër, ku theksoi rëndësinë e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpreh se përmes mësimit të gjuhës shqipe, ne ruajmë identitetin dhe kulturën tonë, duke e siguruar kështu lidhjen e brezave të rinj me trashëgiminë tonë, e cila është e ardhmja jonë.
Nga ana e saj, themeluesja e shkollës, znj. Djana Kociaj, falënderoi Ambasadën e Republikës së Kosovës për ndihmën e dhënë në furnizimin me libra, falë së cilës u mundësua që fëmijët e kësaj shkolle të fillojnë mësimin.



