Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vajzat dhe gratë shqiptare që shënuan vitin 2024
Diasporë

Vajzat dhe gratë shqiptare që shënuan vitin 2024

adminBy adminJanuary 14, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Vajzat dhe gratë shqiptare gjatë vitit 2024 ishin model suksesi në Zvicër. Albinfo.ch ka sjell vetëm disa nga shumë profile që janë storie suksesi, e që kanë të bëjnë me profesione të ndryshme.

Anda Skeja para pak muajsh ka doktoruar në Universitetin zviceran “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”, në programin për Matematikë.

 

Anda është studentja e parë dhe deri më tani e vetmja që është pranuar në programin e doktoratës, pa i ndjekur studimet Master, rezultat ky nga performanca e saj si kuadër i lartë në këtë fushë.

Ajo gjithashtu është edhe një bursiste e Konfederatës Zvicerane, hulumtuese shkencore dhe mësimdhënëse, shkruan tutje albinfo.ch

 

Jeta Gashi së fundmi është punësuar në Spitalin Universitar të Cyrihut (në Universitätsspital Zürich) në Institutin e Kimisë Klinike.

Vlen të theksohet se Jeta është lindur dhe rritur në Kamenicë dhe tani do të vazhdojë punën në universitetin më prestigjioz në botë.

 Storja e saj e suksesit është model për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, veçmas për ata që aspirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre jashtë shtetit.

 Vildane Rexhepi ka mbaruar studimet për ekonomi në disa universitete të njohura dhe tani menaxhon projektet e prokurimit të IT-së për bankën UBS dhe kompani të tjera.

Përgjegjësitë e saj përfshijnë iniciativat kryesore të prokurimit në fushat e harduerit të IT-së, softuerit dhe zgjidhjeve cloud, duke përfshirë analizën dhe llogaritjen e kostove të prokurimit.

Vildanja ka mbaruar Kolegjin e Gjuhëve në Leeds, MB, ka diplomën Bachelor në Shkencat FHO në “Administrim Biznesi HF, HTW Chur, Master për “Studime të Avancuara në Transformimin Dixhital, ZHAW Winterthur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, të Cyrihut.

Eni Dibra Hoffmann është një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë.

Pas përfundimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ajo fitoi bursë për të ndjekur studimet në Konservatorin e Neuchâtel, Zvicër, ku përfundoi me sukses virtuozitetin nën drejtimin e Sylvianne Deferne, duke u dalluar për rezultatet e shkëlqyera.

Ajo ka marrë pjesë në masterklase me disa nga pianistët më të njohur në botë, duke përfshirë Naum Shtarkman, Luiz de Moura Castro, Paul Badura Skoda, Florent Boffard dhe Gerardo Vila.dhe nderua me çmimin prestigjioz “12° Concorso internazionale di canto solistico” në Gorizia.

Drenusha Hajdini punon në institucionin që njihet si “Kancelaria Federale” e Zvicrës, në Bernë, e vendosur në Pallatin Federal, ku është edhe Qeveria e vendit (Këshilli Federal) dhe Parlamenti me të dy dhomat.

Ajo ka përfunduar studimet për bachelor në shkencat politike dhe pastaj masterin për menaxhment publik.

 Po ashtu kam studiuar jo vetëm në Universitetin e Lozanës, por edhe në Universitetin e Bernës për të përvetësuar gjuhën gjermane, pasi kishte synim të punoj në administratën federale dhe njohja e të dy gjuhëve është parakusht.

Fabiola Rama është shqiptarja e shkolluar në Japoni dhe tani konsiderohet storje suksesi në Cyrih.

Fabiola përfundoi studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik, dega Financë dhe Kontabilitet. Po ashtu përfundoni studimet MBA në fushën e Menaxhimit të Korporatave, e specializuar në Burimet Njerëzore, pranë Universitetit të Toyama-s, Japoni.

Ajo tani është punësuar si Specialiste e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë Global Project Services A.G, është përgjegjëse e rekrutimit dhe mobilizimit të burimeve njerëzore në disa projekte të mëdha në Europë, Azi, dhe Amerikën Latine.

Vanesa Lika, artiste e re, por me potencial të madh në Zvicër, ka lindur në Gjenevë, rrjedh nga një familje shqiptare, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Kaçaniku.

Veçantitë në pikturat e Vanesës janë portretizimi i femrave me veshje kombëtare, ku përmes tyre tregon saktësisht peshën e femrave shqiptare, delikatesen e veshjes së tyre, duke i gërshetuar ngjyrat më të bukura për to.

 E pyetur se cila është një nga piktuart që është pëlqyer më së shumti nga audienca zvicerane, Vanesa tregon se nuk mund të specifikojë njërën pikturë më shumë se tjetrën, pasiqë, sipas saj, të gjitha e kanë ndjeshmërinë e tyre.

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.