Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin e Auditimit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2023
Lajme Lokale

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin e Auditimit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2023

adminBy adminDecember 19, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt e cila është e fundit për këtë vit, ka miratuar planin e punës për vitin 2025 dhe orarin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit dhe komiteteve për vitin 2025, raportin e punës së KKSB-së për vitin 2024, planin e punës së KKSB-së për vitin 2025, vendimin për caktimimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve e plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kerkesave në procesin e emërtimit te rrugëve.
Po ashtu, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit te rrugëve, kërkesën për ndarjen e parcelës me nr. 04787-0 për ndërtimin e shtatores të heroit Jusuf Baftjarit (Hoxhë Lipovica), kërkesën e OVL UÇK-së për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 17 mijë euro për ndërtimin e obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së, kërkesën e banorëve të fshatit Brecalc për ndarjen e një parcele për interes publik, kërkesën e shoqatës së Down Sindrom Kosova për mbështetje financiare, rekomandimin ndaj Zyrës së Kryetarit për mbështetjen financiare për prof. Dr. Baftjar Kryeziun për botimin e dy librave, propozimin që tregu i kafshëve të emërtohet me emrin “Hamdi Mehmeti (Pasjaku)”, sikurse edhe kërkesën e DKRS-së për mbulimin e borxheve nga thirrja publike 2024, por pa “Flakën e Janarit”.
Pika në të cilën pati mospajtime të thella e kualifikime të ndërsjella në raportin pozitë-opozitë ishte raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023.
Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi – Haziri, pasi prezantoi planin i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, tha se pos që trashëguan borxhe nga e kaluara, për gjetjet e ZKA-së për vitin 2023 tha se janë probleme të trashëguara nga qeverisjet e kaluara që prej vitit 2010, për të shtuar se tashmë është vendosur një standard i ri në qeverisje.
Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, tha se ky raport e vlerëson negativisht Gjilanin, për parregullsi e keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se nga 15 rekomandime vetëm 7 janë zbatuar, ndësa Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së, pohoi se në qeverisjet e kaluara Komuna e Gjilanit ka pasur gjithmonë opinion të mirë, përderisa, sipas tij, opinionin e kualifikuar e instaloi qeverisja aktuale, për të shtuar se si pasojë e kësaj, Komuna është e përjashtuar nga të gjitha grantet.
Në këtë seancë, në mënyrë ceremoniale, fëmijët me aftësi të kufizuar të qendrës së kujdesit ditor “Pema”, u kanë shpërndarë kartolina festive asambleistëve të Kuvendit.
Ndryshe, në mbledhjen IX kanë marrë pjesë në diskutim me kërkesa e pyetje edhe asambleistët Avdyl Aliu, Imran Haziri, Krenare Latifi-Kqiku, Muhadin Haziri, Bujar Nevzati, Ardhmërie Musliu, Latif Maliqi, Ismajl Kurteshi, Sami Ahmeti, Gentrit Murseli, Ganimet Sabedini, Gresa Avdiu, Ardita Ukshini, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani e Shpresa Kurteshi – Emini, të cilëve u është përgjigjur nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Herolinda Murati – Leka, Kushtrim Ibrahimi, Bekim Salihu, Hekuran Rapuca e Kushtrim Zeqiri./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.