Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj: Vazhdojnë punët në realizimin e projekteve për Kamenicën

November 14, 2025

Realizohet aktiviteti ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan

November 14, 2025

QKMF-ja në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete

November 14, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj: Vazhdojnë punët në realizimin e projekteve për Kamenicën
  • Realizohet aktiviteti ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan
  • QKMF-ja në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete
  • Dorëheqja është kurajo, jo dobësi
  • Instituti “Pikëpamja” dhuroi disa libra për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan
  • Ligjëratë ndërinstitucionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore me nxënës të IAAP “Andrea Durrësaku” në Kamenicë
  • Gjykata Themelore në Gjilan dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë
  • Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 aksidente trafiku si dhe janë arrestuar 22 persona
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Njerëzit e fshatit tim
Kulturë

Njerëzit e fshatit tim

adminBy adminSeptember 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Daut Dauti

Një njeri tjetër, tejet karakteristik, ka qenë aga Nezë, siç e quanin fëmijët dhe ata që ishin më të rinj se ai. Aga Nezë ka qenë trupgjatë me fytyrë gjithmonë të qeshur dhe nuk rruhej shpesh. Shikimin e mbante përtokë dhe fliste me zë të hollë. Çkado që thoshte, njerëzit nuk e merrnin seriozisht. Kur ishte kthyer nga shërbimi ushtarak, kishte ndryshuar shumë. Kishte parë gjëra që tjerëve nuk iu kishin bërë përshtypje më parë. Në ushtri ai e kishte parë rëndësinë dhe fuqinë e shkollës. Prandaj, kishte vendosur që në fshat ta ndërtonte një shkollë. Deri atëherë fëmijët ecnin këmbë disa kilometra, verë e dimër për të shkuar në shkollë në një fshat tjetër. E kishte gjetur vendin e përshtatshëm në mes dy lagjeve të fshatit dhe ia kishte hedhur themelet shkollës. Kjo ide e tij ndikoi që i tërë fshati ta merrte për të çmendur pasi që nuk bëhej shkolla vetë. Jo që nuk i ndihmoi askush, por edhe e shpotisnin.

“A e keni pa aeroplanin t’u fluturu? Ata që e kanë maru aeroplanin kanë shku n’shkollë dhe aty janë mësu qyshë me maru. Edhe ai që i grahë aeroplanit u m’su n’shkollë. S’ka kurgja pa shkollë”, iu thoshte aga Nezë fshatarëve që nuk bindeshin nga ideja dhe iniciativa e tij. Por, aga Nezë me një vullnet dhe vetëmohim të çuditshëm e ndërtoi shkollën pa ndihmën e askujt. Kur e përfundoi punën shkoi në komunë dhe u takua me udhëheqësit e pushtetit. “Shkolla është gati dhe juve iu duhet m’i pru bankat dhe mësuesit”, u kishte thënë.

Dhe kështu filloi shkolla në fshat dhe aga Nezë u bë shumë i rëndësishëm. Tashti fshatarët filluan ta shihnin me sy tjetër. Në fshat erdhën televizione dhe gazetarë për ta shënuar çudinë që doli nga fuqia e një njeriu të pashkollë por që kishte dashuri për arsimin dhe diturinë. Duhet të ketë qenë viti 1969 kur unë në televizor duke u mburrur e kam shikuar emisionin për punën e tij, shkollën, nxënësit dhe fshatin. Kjo ka qenë hera ime e parë që në televizor kam parë njerëz, të cilët i kam njohur dhe që kanë qenë nga familja ime. Aga Nezë e bëri të pamundshmen. E solli shkollën afër fëmijëve dhe me këtë edhe dashurinë për shkollim dhe shpresën për të ardhmen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Instituti “Pikëpamja” dhuroi disa libra për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan

November 14, 2025

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj: Vazhdojnë punët në realizimin e projekteve për Kamenicën

By adminNovember 14, 2025

Kadri, Rahimaj,  Komunës së Kamenicës ka thënë se po vazhdojnë  punët ne realizimin e…

Realizohet aktiviteti ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan

November 14, 2025

QKMF-ja në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete

November 14, 2025

Dorëheqja është kurajo, jo dobësi

November 14, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj: Vazhdojnë punët në realizimin e projekteve për Kamenicën

November 14, 2025

Realizohet aktiviteti ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan

November 14, 2025

QKMF-ja në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete

November 14, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.