Qyteti i Gjilanit është në zi pas ndarjen nga jeta të Bujar Hazirit, një qytetari shumë të dashur dhe respektuar.
Haziri ishte një afarist i njohur dhe një tifoz i klubit të Gjilanit.
Në këtë moment të vështirë, tifogrupi ‘Skifterat’ kanë ndarë një postim për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe për të nderuar kujtimin e Hazirit:
“Bujari iku herët. Një tjetër simpatizant i Gjilanit dhe një djalosh shumë i dashur për të gjithë qytetin u nda nga kjo botë. Urtësia dhe mirësia e tij do të mbeten gjithmonë shembuj për të gjithë ata që e njohën. Shoqërisë dhe familjes i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe përzemërta, dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë dhe durim për të përballuar këtë humbje të madhe. Zoti e shpërbleftë në botën tjetër!”
Kujtimi i Bujar Hazirit do të mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur dhe e kanë dashur.


