Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
  • Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
  • Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
  • Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
  • Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kosova e ka mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës
Sport

Kosova e ka mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës

adminBy adminAugust 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat 5:0, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e dominuan lojën dhe qysh në pjesën e parë krijuan epërsi prej katër golash. Serinë e golave e nisi Olsa Maqastena, në minutën e 3-të.

Me të njëjtën dinamikë Kosova e vazhdoi lojën, ku në minutën e shtatë, Loela Ahmeti shtoi epërsinë në 2:0.

Dardanet, të motivuara maksimalisht, konkretizuan thuajse çdo rast në pjesën e parë. Në minutën e gjashtëmbëdhjetë Krenare Kelmendi ngriti epërsinë në 3:0.

Mbrojtja e Malit të Zi nuk i rezistoi as sulmit të radhës të Olsa Maqastenës, e cila me golin e saj në minutën 35 bëri që pjesa e parë të përmbyllej me rezultat të thellë 4:0.

Kosova, e cila në këtë ndeshje u paraqit vetëm me futbolliste nga kampionati vendor, nuk i la shpresë Malit të Zi për ta ndryshuar rezultatin as në pjesën e dytë.

Madje, në minutën e 69-të ishte sërish Krenare Kelmendi, e cila e gjeti rrugën e rrjetës për të vendosur rezultatin përfundimtar 5:0.

Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet të premten nga ora 10:30, po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto dy miqësore i shërbejnë përzgjedhëses Krasniqi për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit në Shqipëri. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Izraelin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Opinione

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

By adminSeptember 10, 2026

Shkruan: Izmi Zeka Vendas të mi, gjilanas! Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit…

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026

Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame

September 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.