Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Diasporë

Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren

adminBy adminApril 23, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ajo është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur kryetare e parlamentit komunal në këtë qytet. Është anëtare e Partisë Socialdemokrate (SP)

Numrit të politikanëve të rinj që po marrin poste në nivele të ndryshme të institucioneve zvicerane, i është shtuar edhe një: Rixhil Agushi, aktiviste e SP (Partia Soicialdemokrate) dhe  asambliste prej shumë vitesh në Parlamentin e qytetit Schlieren, në Kantonin e Cyrihut.

Rixhil Agushi, politikane e re socialdemokrate me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e propozuar nga grupi parlamentar i SP-së, më datë 08.04.2024 është zgjedhur presidente e Parlamentit Komunal në qytetin e Schlierenit, ku gjatë votimit nga gjithsej 33 vota ka arritur të marrë 29 vota.

Gjatë prezantimit të kandidaturës së znj. Rixhil Agushi, kryetari i grupit parlamentar të SP, z. Thierry Lustenberger, ka vlerësuar lartë personalitetin, kontributin dhe përkushtimin e saj në jetën politike dhe shoqërore. Gjithashtu për punën dhe veprimtarinë e saj politike foli edhe presidentja në largim znj. Olivia Boccali nga partia Die Mitte, transmeton albinfo.ch. Ajo në fund, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese theksoi se pasuesja e saj si një person me bagazh të madh intelektual shquhet për vendosshmërinë e saj në angazhimet që i merr.

Znj. Agushi, është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur si kryetare e parlamentit komunal në qytetin e Schlirenit.

Që në fillim të inkuadrimit të saj në politikë është anëtare e Partisë Socialdemokrate  (SP). Nga viti 2011 është anëtare e parlamentit komunal në qytetin e Schlirenit, ku ka qenë edhe anëtare në shumë komisione parlamentare, ndërsa gjatë viteve 2020-2021 ka qenë bashkëpresidente e partisë Socialdemokrate (SP) për qytetin e Schlirenit.

Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, e martuar me arkitektin e mirënjohur në Zvicër, Muhamed Agushin nga fshati Tearcë, bashkë me të cilin janë sipërmarës të suksesëshëm në fushën e arkitekturës dhe patundshmërive. Është nënë e dy vajzave, Linës dhe Sarës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.