Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni
  • Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
  • Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Sara Rexha, fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”
Kulturë

Sara Rexha, fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”

adminBy adminJanuary 29, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Festivali i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës” ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Manifestimit Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, i cili tash e sa javë po mbahet në Gjilan, duke e shndërruar këtë qytet për një muaj të tërë në kryeqendër të kulturës.

Zëri i parë që jehoi në “Yjet e Flakës” ishte e mysafires së vogël të këtij Festivali, Kira Demolli, vetëm 2-vjeçe, e cila solli këngën “Mora fjalë”, me kompozim nga Naim Gjoshi, për t’i lënë radhë më pas dymbëdhjetë konkurrentëve, të cilët interpretuan këngë që i kushtoheshin atdhedashurisë, heronjve, të sotmen, por edhe që i kushtoheshin botës së tyre fëmijërore, të gjitha këto këngë që i përshtateshin karakterit të festivalit.

Festivalin e shpalli të hapur, Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, i cili në emër të kryetarit të komunës, Alban Hyseni ka përshëndetur të pranishmit, veçmas fëmijët, si dhe të gjithë yjet që do të ngjiten në skenë dhe do të na kënaqin me zërat e tyre të bukur e plotë hare.

“Në këtë vazhdimësi të këtyre ngjarjeve të rëndësishme artistike që po i sjell “Flaka e Janarit  2024”, me  artistë të të gjitha trevave shqipfolëse, sot jemi me Festivalin e këngës për fëmijë,  i cili  është bërë tradicional tashmë, e ku fjalën kryesore e kanë ata të cilët do ta vazhdojnë më tej punën tonë dhe do ta mbajnë të pashuar ndër vite “Flakën e Janarit”,  e cilat tani më është shndërruar në një institucion kulturor mbarëkombëtar me të cilin krenohet qyteti ynë”, ka thënë drejtori Zeqiri.

Ai tha tutje se drejtoria që e drejton është e përkushtuar me tërë kapacitetin për t’i qëndruar në krah që çdo shtylle e “Flakës së Janarit” të shkëlqejë përgjithmonë.

Përndryshe, publiku i pranishëm në sallë u kënaq nga tingujt e dymbëdhjetë këngëtarëve konkurrues si:

Solistja Luiza Koci, kënga “Ushtari“, kompozitore Natyra Mehmeti.

Solistja Kenza Ismajli, kënga “Komandant Adem Jashari“, kompozitore Arife Kastrati.

Solisti Leart Isufi, kënga “Ty Flamur“, kompozuar nga “Creative Studio”.

Solistja Elsa Halilaj, kënga “Univers“, kompozitor Memli Kelmendi.

Solisti Aron Musliu, kënga “Toka ime“, kompozitor Hekuran Bllaca.

Solistja Luna Salihu, kënga “Atdheu”,  kompozitor Shaban Ratkoceri

Solistja Aya Sylejmani, kënga “Vendi më mësoi“, kompozitor Xhevat Rushiti.

Solistja Sara Rexha, kënga “Pavarësia“, kompozitor Fitim Elezi.

Solistja Rita Rexhepi, kënga “Këngë vendi“, kompozuar nga “Creative Studio”.

Solistja Norma Haliti, kënga “Atdhe“, kompozitor Hekuran Bllaca.

Solistja Fiona Kabashi, kënga “Kurbeti“, kompozitor Memli Kelmendi.

Solistet Anesa dhe Melisa Shabani, kënga “O Flamur”, kompozitor Mentor Latifi.

Juria në përbërje: Sami Piraj, kompozitor, profesor i muzikës e kritik muzikor, Arta Haziri Nuhiu profesoreshë e muzikës dhe drejtoreshë e festivaleve “Mollëkuqet” dhe “Rising Stars”  dhe Shqipe Spahiu, redaktore e programit për fëmijë në RTK, kanë ndarë tri çmime speciale dhe çmimet e vendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Kështu. Sara Rexha, është fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”. Me vendin e dytë u nderua Leart Isufi dhe me të tretin, Luiza Koci.

Ndërsa, me çmime speciale u nderuan këngëtarët:  Kenza Ismajli, Luna Salihu dhe Rita Rexhepi.

Përndryshe “Yjet e Flakës”, u begatuan edhe me mysafirët e Festivalit, “Dancing Hause”, me koreografen Nazmije Ahmeti, e që u paraqitën me dy pika: “Kënga e Skënderbeut” dhe “Fjalët e qiririt”, pastaj me performancën e Olta dhe Aron Musliui me këngën “Festo vendi im” si dhe me Korin e Fëmijëve të Shkollës së Muzikës në Gjilan, me dirigjent Artan Jerliun, dhe në piano, Diana Toska.

Vlen të theksohet se organizimi ishte i shkëlqyeshëm për të cilën është përkujdesur, Kushtrim Jakupi, drejtor i festivalit, për zërimin dhe ndriçimin, Dj Albani dhe Fatmir Halili, skenografinë: Lyra Jakupi si dhe me moderim të Ilda Nuhiut.

“Flaka e Janarit 2024”,  vazhdon tutje, po sonte me aktivitetin vijues “Përmbledhja e këngëve të Jusuf Gërvallës”. /GJILANI  INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026
Mos humbni
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

By adminJuly 10, 2026

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, po përfaqëson me dinjitet Republikën e…

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.