Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Bie Perdja! – Mbyllet “Talia e Flakës 2024”, shfaqja “Club Albania”, duartrokitet gjatë nga publiku
Kulturë

Bie Perdja! – Mbyllet “Talia e Flakës 2024”, shfaqja “Club Albania”, duartrokitet gjatë nga publiku

adminBy adminJanuary 29, 2024Updated:January 29, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Mbrëmja e gjashtë e festivalit të dramës kombëtare “Talia e Flakës 2024”, ishte rezervuar për shfaqjen e trupës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, “CLUB ALBANIA”, me të cilën është mbyllur edicionin e 33-të.

Shfaqja sipas sinopsisit përshkruhet të jetë bazuar në komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit, e vënë në skenë nga një ekip i dëshmuar në vazhdimësinë teatrale kosovare: Regjisor: Fatos Berisha; Dramaturg: Shpetim Selmani; Kompozitore: Rona Castrioti Berisha; Skenograf: Bekim Korça; Kostumografe: YIlka Brada; Koreograf: Robert Nuha; Asistente regjie: Yllka Lota, si dhe kasta e aktorëve: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.

Në fakt “CLUB ALBANIA”, kishte zgjuar interesim të shtuar tek audienca gjilanase për një mori arsyesh: e njëra nga to – mbase kryesore, ishte pikërisht jehona e namit që gëzojnë aktorët dhe pjesa tjetër e ekipit.

Ndërsa paralajmërimi se shfaqja ishte vënë në skenë si dramatizim i komedisë së Çajupit “Pas Vdekjes”, ishte arsye shtesë që publiku të jetë i vëmendshëm që të mos i lejonte rastësisë (pa)mundësinë e prezencës për ta pa këtë komedi nga më të dashurat që nga bankat e shkollimit fillestar, si pjesë e planprogrameve mësimore.

Në fakt, gjatë rrjedhës së shfaqjes publiku e kupton se “CLUB ALBANIA” nuk ishte dramatizim i komedisë së Çajupit, gjegjësisht kryeveprës së dramaturgjisë shqipe – komedisë që i ka bërë vend nderi në “piedestalin” letrar e krijues/artistik autorit, krahas komedisë tjetër të tij, “14 vjeç dhëndër”.

Autori i tekstit nuk mund të thuhet që ka marrë madje as motivin e kryeveprës së Çajupit, nga komedia “Pas Vdekjes”, porse ka qenë i vëmendshëm që të marrë pretekstin për të krijuar një vepër të tij të jashtëzakonshme, si referencë për inskenim, për ta vënë në s’provë në atë mënyrë një realitet të krijuar enkas për shfaqje, të bazuar në aktualitetin e përditshmërisë, të së tashmes dhe të së kaluarës së shoqërisë, duke pretenduar të përçoj mesazhin se askush nga jashtë nuk do ta bëjë atë që duhet bërë vet shoqëria jonë – ngritjen e vetëdijes kolektive – duke i demaskuar paralelisht dobësitë dhe të metat, si dhe për të vendosur të ardhmen e përbashkët kolektive në plan të parë, para interesave individuale.

Sipas përshkrimit të shkurtër theksohet se “CLUB ALBANIA” është komedi që hedh dritë mbi aktualitetin e një shoqërie e cila prej vitesh është nën hijen e reflektimit, që pretendon kërkimin e së vërtetës si dhe nevojën absurde për art.

Kujdesi i vazhdueshëm për të mbajtur gjallë e lart vëmendjen e publikut me sensin e hollë të humorit gjatë rrjedhës së shfaqjes; veprimet e sakta të aktorëve që vinin natyrshme edhe në harmoninë e ndërvarjes skenike krahas dialogjeve kuptimplotë e të efektshme; si dhe një mori çështjesh tjera që përbënin shfaqjen e strukturuar dhe realizuar në mënyrë profesionale nga regjisori, ishin vetëm disa nga pjesëzat e mozaikut të tërësisë së saj.

Ndërsa përzgjedhja adekuate e kastës së aktorëve, puna e përkushtuar në procesin e përgatitjes, e veçmas aplikimi i praktikave bashkëkohore – formave të reja teatrale – duke e zhvendosur herë-herë lojën në podium, shumë pranë publikut, ku spikati interferimi dhe hyrja në skenë e profesorit, ishin elemente shtesë që e sforconin lidhjen reciproke në relacionin aktorë-publik, për ta mbajtur të tillë deri në përfundim, madje shumë natyrshëm.

Shfaqja u vlerësua nga artdashësit prezentë, ndërsa ishte më se e qartë që regjisori ka analizuar  deri në detaje veprimet skenike të ekipit si dhe kalimet nga njëra në tjetrën skenë në mënyrë të natyrshme, për të mbajtur “pezull” vëmendjen gjatë tërë rrjedhës dhe kohës.

Edhe pas përfundimit shfaqja u vlerësua dhe pranua mjaft mirë nga publiku e kritika, ndërsa loja e aktorëve ishte ajo që spikati duke e bërë dallimin, ndërsa “barra” e rëndë e prestigjit që bartin mbi supet këta të fundit, “u përligj” edhe me duartrokitjet e gjata të fituara nga ana e publikut gjilanas.

Kujtojmë që rezultatet e Jurisë Vlerësuese të Festivalit do të shpallen në Gala Mbrëmje të paraparë të mbahet më 31 janar në resortin ekskluziv – Vali Ranch. /GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.