Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Gëzuar çlirimi nga izolimi!
Opinione

Gëzuar çlirimi nga izolimi!

adminBy adminJanuary 2, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nazmi Elezi

Në qershor të vitit 1999 Kosova u çlirua nga Serbia. Në janar të vitit 2024 Kosovës po ia heq prangat Evropa.

Herën e parë përfunduan vuajtjet shekullore të një populli të shtypur, që kulmoi me luftën për liri dhe fundin e një pushtimi të egër serb.

Është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023: Ajo la Margo Robbie në vendin e 90-të
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa akse rrugore në Maqedoni, LAMM bënë t…
Droni ukrainas hedh në erë autoblindën ruse, copëzat i fluturojnë shumë larg nga goditj…
Santiana në ankth: Më shkon mendja të dal nga shtëpia
Guardiola thotë se një skuadër tjetër angleze është më e fortë se City për momentin

Hera e dytë po shënon çlirimin nga prangat e Bashkimit Evropian, që mbajti të izoluar tash e një çerek shekulli një popull të lashtë në zemër të Evropës.

Pak rikujtim.

Në qershor të ’99-tës, bashkë me entuziazmin e çlirimit, kthimit biblik të mbi një milion shqiptarëve të deportuar, shqiptarët e Kosovës që paguan çmimin e lartë të lirisë nisën shërimin e plagëve të luftës, për të filluar një epokë të re jete në vendin e lirë.

Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë – NATO, që i dha vulën çlirimit të Kosovës, ishte këtu të garantojnë lirinë dhe bashkë me aleatët e vendit tonë të ndihmojë shtetndërtimin.

Dhe, siç e do rendi, në raste festive dhe në kujtim të datave historike, përmenden veç kontribuuesit. E, për çlirimin e Kosovës pa dyshim se kontribuuesit kryesorë ishin bijtë e bijat e saj, që kapën armët për ta luftuar pushtuesin serb.

Në raste të tilla vetëm fjalë të mira e admirim për ata që na sollën lirinë. Respekt deri në përulje për ata që luftuan e dhanë jetën për çlirim.

Nejse.

Në rastet si ky, asnjë fjalë për ata që u angazhuan dhe kontribuuan në ndërtimin e perandorive personale e grupore, në emër të ndërtimit shtetit. Asnjë fjalë për ata që sot investojnë jo në ngritjen, por në kapjen dhe degradimin deri në rrënim të institucioneve shtetërore (arsimit, shëndetësisë, gjyqësorit, administratës, e çka jo se ….).

Nuk do të flasim as për Kosovën që për një çerek shekulli qeveriset në harmoni të plotë nga të majtë e të djathtë, të kuqë e të verdhë, gjithnjë të përbashkuar rreth interesave grupore e familjare. Kushërinjtë, dajallarët e tezet ndoshta vazhdojnë të mos thirren në dasma e kanagjeqe, por vazhdojnë të jenë të ulur në sofrën e begatshme të pushtetit

Nejse.

Të përkohshëm janë ata që abuzojnë me shtetin e pushtetin. Kosova është projekt i përhershëm. Ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit është amaneti i atyre që ranë për çlirim dhe obligim për të sotmen dhe gjeneratat që po vijnë.

Ashtu siç erdhi me shumë gjak e sakrificë dita e çlirimit, pas më shumë se dy dekada torturash e poshtërimesh para dyerve të ambasadave, erdhi dita e çlirimit nga izolimi, që i bëri popullit të Kosovës burokracia e shtëpisë së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Shengen. Dhe, ajo që duhet ta dinë qytetarët e Kosovës është se udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare, por nuk ofrojnë mundësi punësimi. Udhëtimet pa viza mund të shërbejnë edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Shengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Askush nuk beson se kjo mundësi nuk do të shfrytëzohet edhe për qëllime pune. (Disa edhe kur shkojnë mysafirë te vëllai, motra  në Zvicër, Gjermani apo gjetiu, nuk e lënë pa e shfrytëzu mundësinë të nxjerrim një grusht euro me me disa ditë punë në të zezë.)

Pavarësisht kritereve strikte, gjithsesi se liberalizimi do të shfrytëzohet nga shumë qytetarë (kryesisht) të rinj që të marrin rrugën e migrimit dhe do të gjejnë mënyra që nisin një jetë të re në vendet e Evropës Perëndimore, sado që të afërmit e tyre do t’i provojnë t’i bindin se “Gjermania, Zvicra, Anglia … nuk janë më si përpara”.

Parashikimet janë se shumë qytetarë të Kosovës do t’ia mësyjnë Perëndimit. Jo, pse janë aq të pasur për të kaluar disa ditë në Paris, Venedik a gjetiu, por të lodhur nga përbuzja e poshtërimi.

E, sherrin liberalizimit kanë me ia pa shumë pronarë të bizneseve që i trajtuan punëtorët si skllevër duke u dhënë lëmoshë në emër të pagës (duke i detyruar të punojnë me orare deri në 12 orë e 6 e 7 ditë në javë).

Ikën nga Kosova të rinjtë e profesionistët (sidomos shëndetësorë, por edhe punëtorë ndërtimtarie) edhe gjatë kohës së izolimit, përmes agjencive të ndryshme që siguronin – shisnin – viza pune për të dërguar të rinj e të reja të përkujdesen për pleqtë gjermanë e zviceranë dhe për të ndërtuar e pastruar pallatet atje.

Sherrin liberalizimit do t’ia shohin edhe matrapazët, tregtarët dhe falsifikatorë e vizave, që fituan miliona euro gjatë kohës së izolimit.

Nejse.

Kjo puna e çlirimit dhe liberalizimit seç ma kujtoi një ngjarje të ndodhur në Drenicë gjatë vitit 1999, kur tre burra ishin mbyllur gjatë luftës në një shpellë në Çikatovë të Drenasit. Të shpëtuar nga një masakër që kishte ndodhur, ata kishin qëndruar për muaj të tërë të izoluar aty. Qëndrimi i tyre në shpellë të fshatit kishte vazhduar edhe pas çlirimit të Kosovës dhe tek pas tre muajsh ata e kishin kuptuar se Kosova është e lirë.

Për dallim nga tre drenicakët që qëndruan disa muaj të izoluar në shpellë, Bashkimi Evropian i mbajti qytetarët e Kosovës një çerek shekulli të izoluar. Veçse për dallim nga ata (që pas tre muajsh e kuptuan se erdh liria), 1.7 milionë banorët e Kosovës e dinë se nga 1 janari 2024 mund të dalin nga izolimi 25 vjeçar i BE-së.

Hajde more, gëzuar dhe urime çlirimi i dytë i Kosovës!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.