Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Po e përmbyll vitin 2023 me shumë rezultate të mira Biblioteka e Qytetit në Gjilan
Kulturë

Po e përmbyll vitin 2023 me shumë rezultate të mira Biblioteka e Qytetit në Gjilan

adminBy adminJanuary 1, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

BIBLIOTEKA E QYTETIT “FAN S. NOLI”- GJILAN-2023

Të dashur lexues, nxënës, studentë e qytetar- Gjilanas,

Biblioteka Juaj, këtë vit 2023 ka mbushur 85 vjet nga hapja e saj, dhe po përmbyllë  vitin 2023 me këto rezultate;

Biblioteka, nga janari deri më tani në llogari të DKRS Gjilan ka dorëzuar 15. 431.9 euro nga anëtarësia e saj.

Që nga janari  biblioteka  ka;

– të regjistruar 2629 anëtarë të rregullt.

-Mbi 2500 përdorues anëtarë të Bazës – On-line UNPAYWALL, ku secili nga lexuesit e përmes profilit zgjedh materialin e tij të preferuar:        /plus.cobiss.net/cobiss/ks/sq/bib/search/simple?db=bqgj/

Në  bibliotekë kanë hyrë -3663 ekz. të librave;

-5361 ekzemplarë librave të përpunuara  dhe të inventarizuara;

-4715 autorë janë hedhur në katalogun elektronik të bibliotekës.

-16 188 libra  të  huazuar,

-janë huazuar gjithashtu 525 revista dhe 9558 gazeta dhe materiale tjera të periodikut.

-në  sallat e bibliotekës janë bërë  mbi 40 mijë  shërbime për studentë dhe

-Me 26696 kërkime e hulumtime të  bazës së katalogut on-line, studentët kanë mundur të shfletojnë revistat dhe artikujt shkencor;

Po përveç punëve profesionale ditore në bibliotekën e qytetit nuk kanë rreshtur edhe aktivitetet e përhershme kulturore që janë edhe agjendë e institucionit:

-Biblioteka ka aktiv dy “Klube të leximit” njëri për fëmijë të  vegjël të moshës  7 – 15 vjeç dhe

Klubi i leximit për mosha të rritura i cili në bashkëpunim me bibliotekën promovon dhe diskuton libra e autorë eminent, sociologë e filozofë të njohur kombëtar dhe botëror.

Në formë kronologjike Aktivitetet tjera kulturore  gjatë  vitit 2023 janë;

-Më 5 janar të 2023, fëmijët-anëtarë të bibliotekës (Artur Murtezi, Anisa Pajaziti, Amin Ahmeti dhe Tuana Shabani) nga “Qytetari digjital” me emrin e  grupit “Four Star” që vitin 2022 ishin të parët në nivel Republike;

27 janar në kuadër të “Penës së Flakës” – është promovuar  jeta dhe veprat e Rexhep Elmazit- poet shkrimtar dhe veprimtar i njohur dhe qytetar gjilanas.

-28 janar Gara e Enigmatëve të Kosovës

-31 janar është mbajtur Ora e Madhe  Letrare “Pena e flakës 2023”

Në shkurt,

Për  nder të Pavarësisë së Kosovës data  17 Shkurti në bibliotekë janë shpallur 4 lexues të dalluar;

• Tuana Shabani…………………………. nx. SHFMU “Abaz Ajeti” – Gjilan

• Arbana Musliu………………… nx. e SHFMU “Ramiz Cërnica”- Cërnicë

• Rina Miftari ………………………. nx. Shkolla e Mesme e Arteve- Gjilan

• Bujar Shabani…………………………….. lexues i pasionuar i Bibliotekës

– 18 mars, në Ditën Botërore të poezisë në bibliotekë është bërë  promovim  i librit “ Dhembja mban emrin tënd” të autorit -Hevzi Mustafa.

-Në bashkëpunim me kryetarin e shoqatës së të verbërve të Gjilani z. Bajram Spahiu, biblioteka ka  krijuar fondin e saj me libra të alfabetit Braille dhe  audio-libra, duke ia bashkëngjitur atyre edhe librat e blera sivjet  veçanërisht për këtë komunitet lexuesish.

-më 22 maj “Javës së Bibliotekës së Kosovës” ngjarje kulturore ku Ambasadori  i R Hungarisë ka dhuruar libra në mënyrë që të krijohet një kënd Hungarez brenda fondit bibliotekar, më këtë rast ai konfirmoi bashkëpunimin e tillë kulturor me Komunën e Gjilanit si dhe me bibliotekën si institucion.

-më  24 maj  Komuna e Gjilanit- Biblioteka e qytetit dhe  drejtori i zyrës OSBS Gjilan dr.  Igli Totozani ndanë  Certifikata të mësimit të gjuhës shqipe për nxënës të komunitetit Rom;

-Më 03 qershor 2023 nën përkrahjen e DKRS- Gjilan  është promovuar autori për fëmijë Hysen Këqiku me veprën e fundit “ Lulelalet veshin petale”…. gjithashtu;

më  24 qershor poetja Nazmije Xhaferi-Hasani në sallën e bibliotekës promovoi librin me poezi të titulluar Vallja e ringjalljes”;

-më datë 20 korrik në kopshtin e bibliotekës për qytetarët dhe bashkatdhetarët është shfaqur filmi “Zgjoi”;

-Me datë  21 korrik 2023 në kuadër të bashkëpunimit dhe promovimit të botimeve nga Instituti Albanologjik ka dhuruar për bibliotekën 119 revista dhe libra;

-Më datë 07 gusht në bibliotekë nën udhëheqjen e A. Bekteshit–është mbajtur aktiviteti për fëmijë  të qytetit me temën “ Piknik me poezi” ;

-Më 16 08 2023 në kuadër të garës “Qytetari digjital” lexuesit e  bibliotekës sonë ishin mikpritës të  aktivitetit dhe të koordinatores kryesore të kësaj gare Elza Krelani Prishtinë ku ata u paraqitën me inovacionet e tyre në këtë projekt;

-Me datë  25 gusht  2023 autori i mirënjohur gjilanas Hysen Këqiku nën një ceremoni solemne ka dhuruar pjesën tjetër të bibliotekës së tij personale për bibliotekën e qytetit;

– 19 Shtator 2023 – Biblioteka e Qytetit “Fan S Noli” Gjilan, sivjet ka pasur ngjarjen më të madhe për vet institucionin 85 vjetorin e hapjes, me këtë rast për studentë, për qytetarët e mysafirët tjerë është dhënë një  program të pasur kulturor e festiv në 85 vjetorin e saj. Po këtë ditë bibliotekës sonë iu është shtuar edhe biblioteka personale e gazetarit e veprimtarit Kurtesh Devaja;

-Më 07 tetor Biblioteka e Qytetit, në bashkëpunim me Ars-Club “B Musliu” dhe Sabit Rustemin udhëheqës të klubit  sivjet ka hapur Siparin e Manifestimit tradicional kulturor “ Vjeshta letrare e Gjilanit”-2023, ku në tre muaj deri më datë 16 dhjetor ka shpalosur dhe promovuar veprat letrare, historike, autobiografike dhe monografike të më se 20 autorëve më të njohur Gjilanas, Kosovar dhe Shqiptarë,  të gjithë autorët dhe të gjitha veprat e tyre janë të ekspozuara në hollin e bibliotekës

Aktivitetet tjera bashkëpunimi me shkolla dhe biblioteka shkollore;

Me qenë se biblioteka është institucion publik edhe shërbimet i jep tërë publikut pa dallim moshe, race e gjinie, këtë vit biblioteka përveç studentëve ajo ka pritur e përcjellë edhe mijëra qytetarë e grupe interesi siç: fëmijë parashkollorë, nxënës e mësues, pensionistë e intelektualë, ushtarakë e zyrtarë policorë dhe më shumë dashamirës të fjalës artistike e jetës kulturore në qytet dhe Anamoravë.

Andaj:

Nga janari deri më tani Bibliotekën e vizituan në mënyrë të organizuar mijëra  nxënës dhe arsimtarë  të dhjetëra shkollave, institucioneve edukative e parashkollore  të komunës sonë dhe qindra studentë qytetarë të huaj nga Irlanada, Kroacia, Turqia, Shqipëria, Italia e Hungaria  që interesoheshin për fondin librar dhe gjithë përfshirjen e lexuesve.

Gjithashtu,

Pa harruar edhe kontributin çmueshëm në punë të tre nga kolegëve tanë: Adem Shabani (i ndjerë), Habim Arifi e Bali Sahiti të cilët sivjet dolën në pension; si dhe gjestin bujar e MIRËNJOHËS të ish lexuesit, intelektualit dhe mikut të madh të bibliotekës dr. Naim Musliu-New York, i cili për vitin e katër rresht paguan anëtarësinë për më se 20 studentë e nxënës që janë në vështirësi ekonomike.

Për fund,

Në emër të gjithë punonjësve të bibliotekës Ju,

Urojmë Festat e fundvitit dhe ju dëshirojmë shëndet e vit më të lumtur dhe më të begatë për Ju dhe  familjet tuaja.

Gëzuar për të gjithë 2024-a!

Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli”- Gjilan – Drejtor Qazim Azizi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.