Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

June 4, 2026

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim
  • Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë
  • Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!
  • LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës
  • Tubim i PDK-së në Gjilan: Për një Kosovë më të mirë e përparuar, më të zhvilluar e stabile për çdo secilin prej nesh
  • Vetëvendosje: Morëm mbështetje edhe në Lagjen e Tetë dhe Bresalc
  • Aktivitete elektorale të Vetëvendosjes në Livoç të Epërm
  • MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut Industrial
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Kosova me katër medalje në Kampionatin Evropian, Akili i artë
Sport

Kosova me katër medalje në Kampionatin Evropian, Akili i artë

adminBy adminDecember 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.

Xhudisti kosovar ka arritur ta mposhtë italianin, Manuel Lombardo. Kjo ishte medalja e katërt e Kosovës në garat e organizuara në Prishtinë, por e vetmja e artë.

Paraprakisht Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e bronzta.

Medaljen e artë për xhudistin Akil Gjakova e ka ndarë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka ndarë medaljet për xhudistet, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier dhe ambasadorë tjerë të akredituar në vendin tonë si dhe liderë të partive opozitare.

Do theksuar se krahas medaljes së artë Akil Gjakova është shpërblyer me çekun në vlerë 55 mijë euro. Për medaljet e argjenda garuesit janë shpërblyer nga Federata Evropiane e Xhudos me nga 35 mijë euro, derisa për medaljet e bronzta me nga 20 mijë euro.

Kosova merr Medaljen e tretë radhazi, fiton Distria Krasniqi

Kosova ka arritur ta marrë edhe Medaljen e tretë radhazi në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.

Pas Dardan Cenës dhe Nora Gjakovës medajlen e bronztë e ka fituar edhe Distria Krasniqi.
Xhudistja kosovare ka fituar kundër garueses sllovene, Kaja Kajzer.
Kosova e ka edhe një garues tjetër që pret të marrë medalje. Është Akil Gjakova që tashmë ka siguruar finalen.

Pas Cenës edhe Nora Gjakova e fiton Medaljen e bronztë

Nora Gjakova ka arritur ta fitojë Medaljen e bronztë për Kosovën në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.

Ajo ka fituar ndaj xhudistes franceze, Priscilla Gneto.
Kjo është medalja e dytë deri më tash për Kosovën. Paraprakisht një të bronztë e ka fituar edhe Dardan Cena.

Dardan Cena fiton medaljen e bronztë

Dardan Cena ka arritur ta fitojë Medaljen e bronztë për Kosovën në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.

Gjithashtu medalja e tij është edhe medalja e parë për Kosovën nga kampionati i organizuar në Prishtinë.
Kosovari ka triumfuar në përballje me garuesin moldav, Petru Pelivan.

Shkëlqen Akil Gjakova, kalon në finale

Akil Gjakova ka realizuar një fitore të madhe në Evropianin e Hapur të xhudos në Prishtinë.

Ai në meçin gjysmëfinal e ka mposhtur xhudistin moldav, Petru Pelivan, me një hedhje të shkëlqyeshme, duke u kualifikuar në finalen e kësaj gare.

Kjo fitore e ka bërë Akilit të jetë tejet i emocionuar, për faktin se kjo ishte fitorja e parë ndaj këtij kundërshtari në përballjet e deritanishme në karrierë.

Nora Gjakova e Distria Krasniqi mposhten në gjysmëfinale

Nora Gjakova dhe Distrika Krasniqi nuk kanë arritur të kalojnë në finale të Evropianit të Hapur në Prishtinë. Ato janë mundur në gjysmëfinale nga kundërshtaret e tyre nga Gjeorgjia, përkatësisht Izraeli. Nora pësoi humbje nga Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë, me Ippon, derisa Distria pësoi nga xhudistja izraelite, Timna Nelson Levy në kohën shtesë me Wazzari. Ato tashmë do të jenë të detyruara të luftojnë përmes repasazhit për medaljen e bronztë.

Cena ndalet në çerekfinale

Dardan Cena nuk ka arritur gjysmëfinalen e Evropianit të Hapur në Prishtinë.

Ai është mposhtur nga italiani Lombardo.
Megjithatë kosovari do të jetë në repasazh. Ai mund të fitojë medaljen e bronztë.

Akil Gjakova në gjysmëfinale

Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë.

Ai ka fituar fituar kundër kundërshtarit më të vështirë, Heydarov nga Azerbajxhani.
Gjakova është i treti gjysmëfinalist nga Kosova. Mbetet të shihet nëse edhe Dardan Cena do të arrijë që ta prekë gjysmëfinalen.

Edhe Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Pas Nora Gjokës edhe Distria Krasniqi ka realizuar fitore në Evropianin e Hapur në Prishtinë.

Ajo në çerekfinale ka fituar nga garuesja bullgare, Ilieva Ivelina.
Tash Krasniqi do të luajë në gjysmëfinale.

Nora Gjakova arrin në gjysmëfinale

Kampionia olimpike Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hapur të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Nora në çerekfinale e ka mposhtur sllovenen Kaja Kajzer. Deri te fitorja Nora Gjakova arriti me “Wazzari” në kohën shtesë.

Xhudistët kosovarë kalojnë me sukses edhe luftërat e dyta

Xhudistët kosovarë kanë vazhduar paraqitjen e tyre të suksesshme në Kampionatin Evropian të hapur në Prishtinë. Dardan Cena ka shënuar fitore të madhe në xhiron e dytë, duke e mposhtur gjermanin Igor Wandtke.

Ai deri te fitorja erdhi me Ippon në kohën shtesë pas një lufte tejet interesante dhe të fortë. Me mjaft vështirësi luftën e dytë e ka kaluar edhe Akil Gjakova, i cili ia doli të mposhtë austriakun Lukas Reiter pas tetë minutave luftë të fortë.

Ndërkohë, Nora Gjakova e ka kaluar me sukses luftën e parë, duke e mposhtur finlandezen Pihla Matikainen, teksa në çerekfinale do të përballet me sllovenen Kaja Kajzer.

Garat e këtij kampionati po transmetohen ekskluzivisht në RTK 1.

Gjakova e Cena e nisin me fitore Evropianin në Prishtinë

Akil Gjakova e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të hapur të xhudos që po mbahet për herë të parë në Kosovë. Ai ka fituar kundër xhudistit kroat Robert Klaçar.

Në përballjen deri në kategorinë shtatëdhjetë e tre kilogramë xhudisti kosovar është treguar më i shkathët, duke kaluar në fazën tjetër.

Fitore ka shënuar edhe Dardan Cena, i cili e ka mposhtur finlandezin Valtteri Olin.

Sot në RTK, maratona e xhudos

Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian të hapur të xhudos. Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet sot do të jetë arenë e xhudistëve më të mirë evropianë, teksa Radiotelevizioni i Kosovës do të ketë transmetim ekskluziv dhe maratonik të kësaj ngjarje.

Në orën 10:30 do të nisin garat e raundin preliminar, derisa nga ora 17:30 deri në orën 19:00 do të jetë blloku final.

Dje është hedhur shorti i kësaj gare, ku dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

Kampionati i hapur evropian i xhudos vjen nën komentimin e Arben Berishës dhe Artan Muhaxhirit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20

May 19, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026

Kryetari Hyseni, uron vajzat e Klubit të Volejbollit “Drita”, për trofeun e Kupës së Kosovës

April 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

By adminJune 4, 2026

Pas më shumë se katër dekadash të përkushtuara në edukimin dhe formimin e brezave të…

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026

LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës

June 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

June 4, 2026

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.