Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Suksesi po “ngritet” – cilësia po bie!!!
Opinione

Suksesi po “ngritet” – cilësia po bie!!!

adminBy adminDecember 11, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ismajl Kurteshi

      Nëse vazhdohet me ikje nga realiteti dhe mospuna mbulohet me ngritje fiktive të suksesit, që nuk bazohet në dijen e nxënësve, suksesi do të “rritet” por cilësia do të bie… Përballja me realitetin është kushti pa të cilin nuk mund të ecet përpara.

Sa herë që po publikohen rezultatet e testit PISA, në Kosovë po ndizet debati në mes të grupimeve  të ndryshme, i koncentruar në gjetjen e fajtorit, në vend të angazhimit për gjetjen e fajit. Opozita si tani edhe në të kaluarën zakonisht e fajëson pozitën për rezultatet e dobëta, prindërit i fajësojnë mësimdhënësit, mësuesit i fajësojnë prindërit, shkollat ankohen për mungesë kushtesh, ndërsa dikush problemin e sheh te tekstet shkollore e të tjerët te mjetet e punës, e kështu me radhë. Akuzat vazhdojnë derisa palët lodhen qoftë duke akuzuar, qoftë duke u mbrojtur. Kur pushojnë fajësimet e njeri – tjetrit, vazhdohet me logjikën e vjetër. Secila palë konsideron se e ka dhanë  maksimumin për ngritjen e cilësisë, por të tjerët nuk po bëjnë sa duhet.

E vërteta është se atë që po e bëjnë, faktorët e lartpërmendur për ngritjen e cilësisë qoftë bashkë qoftë veç e veç , nuk po mjafton, prandaj nevojitet angazhim shtesë i të gjithëve.

I takon institucioneve të arsimit që ta ndërmarrin  iniciativën për t’i bërë bashkë “fajtorët” dhe të “pafajshmit”, në të gjitha nivelet që ta hulumtojnë dhe ta gjejnë rrugën e vërtetë (pa improvizime) për ta ndryshuar gjendjen në arsim.

Për ta ndryshuar këtë situatë në arsim, së pari duhet të inçizohet gjendja dhe pastaj në bazë të rezultateve të nxjerrim konstatimin real të gjendjes aktuale në arsim.

Pastaj duhet të identifikohen  faktorët që e kanë sjell arsimin në këtë gjendje.

Hapi i tretë duhet të jetë gjetja e mënyrës së eliminimit të faktorëve që e kanë sjell arsimin në këtë gjendje dhe angazhimin e ekspertëve që do t’i eliminojnë  faktorët që po e pengojnë ngritjen e cilësisë në arsim.

Në fund, bazuar në përvojat tona pozitive dhe përvojat e vendeve që kanë cilësi të lartë në arsim, duhet të futen në përdorim metodat – elementet e reja që premtojnë avancime në procesin mësimor.

Në realizimin e këtyre hapave duhet të marrin pjesë: Ministria e Arsimit, mësuesit, prindërit, nxënësit, drejtorit e shkollave, Drejtoritë Komunale të Arsimit, inspektorët e arsimit, hartuesit e ligjeve dhe akteve nënligjore për arsimin, hartuesit e teksteve shkollore, ekspertët  e ndryshëm të arsimit, organizatat qeveritare dhe joqeveritare që merren me arsimin si dhe kushdo tjetër që merret me çështje të arsimit.

Me njerëz kompetent të fushës dhe me organizimin e punës së planifikuar mirë, që nuk do të ndërpritet deri në realizimin e rezultateve të dëshiruara, gjendja në arsim, do të fillojë të përmirësohet gradualisht.

Përballja me të vërtetën dëshmon  gatishmërinë  për  të filluar me ndryshimin e gjendjes, ja një shembull.

Në një hulumtim të organizuat nga Drejtoria e Arsimit të Gjilanit, në vitin 2010, është konstatuar se nga klasa e II deri në klasën e IX, në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune, 200 nxënës nuk kanë ditur shkrim – lexim. Pas marrjes së këtyre rezultateve, Drejtoria e Arsimit pati organizuar mësim plotësues për këta nxënës të cilët për gjashtë muajsh u aftësuan të lexojnë dhe të shkruajnë.

Me sa dihet analiza të tilla, nuk janë bërë as para e as pas vitit 2010, as në Gjilan dhe as në komunat e tjera. Përkundër mungesës së të dhënave konkrete, dihet se gjendja në arsim  edhe në pjesët tjera të Kosovës nuk dallon shumë në këtë aspekt. Megjithatë askund tjetër nuk ju është ndihmuar nxënësve që nuk dinin shkrim lexim.

Nëse vazhdohet me ikje nga realiteti dhe mospuna mbulohet me ngritje fiktive të suksesit, që nuk bazohet në dijen e nxënësve, suksesi do të “rritet” por cilësia do të bie.

Se në shumë raste po veprohet në këtë formë, e dëshmon raporti i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan në lidhje me suksesin e nxënësve për vitin shkollor 2022/2023.

Në raportin vjetor të Drejtorisë së Arsimit në lidhje me suksesin e nxënësve për vitin shkollor 2022/2023, drejtuar Kuvendit Komunal të Gjilanit, përveç tjerash janë publikuar edhe këto të dhëna:

Krahasimi i suksesit të vitit shkollor 2021/22 me suksesin e vitit shkollor 2022/ 23.

   Në arsimin fillor (I – IX).

Vitin shkollor 2021/22, me sukses pozitiv e kanë përmbyll 88% e nxënësve.

Vitin shkollor 2022/23, me sukses pozitiv e kanë përmbyll  97.17% e nxënësve,

80% e tyre me sukses të Shkëlqyeshëm.

  Në arsimin e mesëm të lartë (X – XII)

2021/22                                                                                              2022/23

Me sukses pozitiv 53. 76% të nxënësve         Me sukses pozitiv 90.31% të nx. (dallimi + 36.55%)

Të pa notuar 0.35%                                           Të pa notuar 1.3% (0.9% më i lartë nr. i nx. të pa notuar.)

Krahasimi i mungesave për kokë nx. të vitit shkollor 2021/22 me mungesat e vitit shkollor 2022/ 23.

2021/2022                                                                            2022/2023

15.24 mungesa për kokë nx.                              20.92 për kokë nx. (5.68 më shumë për kokë nx).

Bazuar  në këto të dhëna  suksesi është ngritur rreth  36%, kurse disiplina ka rnë,  (numri i mungesave është rritur rreth   25 %).

Bazuar në këto të dhëna shihet çartë se në vend të angazhimit për ndryshimin e gjendjes po bëhen përpjekje për fshehjen e realitetit. Kjo praktikë duhet të ndryshojë. Përballja me realitetin është kushti pa të cilin nuk mund të ecet përpara. Ndryshimit duhet t’i prijnë institucionet përgjegjëse, kurse gjithë të tjerët duhet t’i bashkëngjiten kësaj iniciative pa hezitim. Angazhimi  për ngritjen e cilësisë në arsim është angazhim për të ardhmen e vendit tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë, politizimi e pengon punën për ndryshimin e gjendjes në arsim, prandaj të  fillojmë nga sot, të punojmë bashkë për ndryshimin e gjendjes në arsim. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.